I joshte me punë dhe i nxirrte të prostituonin, pranga shqiptarit

Një shqiptar 26-vjeçar, prej një viti në kërkim është arrestuar nga policia italiane, si pjesë një bande që merrej me trafikun e femra...


Një shqiptar 26-vjeçar, prej një viti në kërkim është arrestuar nga policia italiane, si pjesë një bande që merrej me trafikun e femrave dhe shfrytëzimin e tyre si prostituta.
Mediat italiane raportojnë sot se shqiptari Mirjan Luzi banonte në Altamura pranë Barit. Ai ishte i skeduar nga policia, për pjesëmarrje në bandën e shfrytëzimit të femrave të cilat merreshin kryesisht nga Shqipëri, Greqi dhe vende të tjera të Evropës lindore.

Femrat josheshin se do të punësoheshin, por sapo vinin në Itali keqtrajtoheshin, trajtoheshin si skllave dhe me dhunë detyroheshin të dilnin në rrugë e të punonin si prostituta.
Ai akuzohet se së bashku me 14 persona të tjerë, sillte në mënyrë ilegale femra nga Shqipëria, apo Greqia që më pas i fusnin në kalvarin e prostitucionit. Në të kundërt dhunoheshin, derisa të pranonin.

Related

Kronika 2611456443494182517

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item