I çanë kafkën me shkop bejsbolli, ndërron jetë gruaja e bukëpjekësit

Zaje Koburja gruaja e bukëpjekësit që u grabit në qytetin e Elbasanit ka ndërruar jetë në spital. Ajo dhe i shoqi u dhunuan nga njerëz me ...

Zaje Koburja gruaja e bukëpjekësit që u grabit në qytetin e Elbasanit ka ndërruar jetë në spital. Ajo dhe i shoqi u dhunuan nga njerëz me maska pak ditë më parë.
Zaje ishte shtruar në spital me goditje në kokë. Grabitësit morën në shtëpinë e të moshuarve 1.4 milion Lekë.
Bukepjekesi Xhevat Koburja
E moshuara ishte gjuajtur me shkop bejsbolli nga autorët pasi kjo i kishte thënë :unë ju njoh.
Asaj i ishte çarë kafka e kokës dhe ishte dërguar me Urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka ndenjur 4 ditë në koma, teksa mjekët i kishin dhënë vetëm 24 orë shpresë për jetën.
Sot ajo ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Elbasan sepse mjektët i kishin thënë familjarëve ta merrnin sepse nuk kishte më shpresa për jetën.


NGJARJA

Dy persona të maskuar kanë grabitur dhe dhunuar një çift të moshuarish në Elbasan më daën 3 Janar. Grabitësit kanë hyrë në banesë e çiftit Koburja dhe pasi i kanë lidhur kanë ushtruar dhunë fizika mbi ta.
Si pasojë Xhevat Koburja, 80 vjeç i ka rënë të fikët, ndërsa gruaja e tij Z.K., 66 vjeçe ndodhet në gjende të rëndë në spital. Çifit ka një furrëbuke në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të sotëm. Personat   e  maskuar,  dyshohet   të  kenë  vjedhur  rreth  140.000  lekë (të  reja).

Related

Kronika 2936939949214624893

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item