Horror! Hedh vajzën 17 muajshe nga dritarja në sy të nënës, arrestohet njerku

Një burrë u arrestua në Spanjë me akuzën e tentativës së dyfishtë për vrasje, pasi hodhi nga dritarja një fëmijë 17 muajsh dhe dhunoi ...


Një burrë u arrestua në Spanjë me akuzën e tentativës së dyfishtë për vrasje, pasi hodhi nga dritarja një fëmijë 17 muajsh dhe dhunoi nënën e saj. Gjithçka ndodhi pas një zënke mes çiftit, e cila e kishte zanafillën në dyshimet e gruas për abuzimin e partnerit me vajzën e vogël.
Pasi e ka gjetur partnerin, i cili nuk ishte babai i fëmijës, në një situatë të dyshimtë me vajzën e saj 17 muajshe, nëna 18-vjeçare e fëmijës është përfshirë në një konflikt fizik me të dashurin. Ndërsa ky i fundit e ka kapur vajzën e vogël dhe e ka hedhur nga dritarja. Ngjarja ndodhi në Vitoria, Spanjë. Mediat spanjolle shkruajnë se vogëlushja është hedhur ndërsa dritarja ishte e mbyllur dhe kjo ka bërë që plagëve të rënies nga lartësia prej 5 metrash t’u shtohen edhe ato të prerjes nga xhami.
Fëmija është në terapi intensive në spital dhe mjekët japin pak shpresa për jetën e saj. Ndërsa nëna, e cila gjithashtu është plagosur, është jashtë rrezikut për jetën.
Fqinjët i kanë thënë gazetës “El Pais” se e kanë parë skenën, por kanë menduar se dikush hodhi një kukull nga dritarja. Vetëm pasi kanë dëgjuar të qarat, ata kanë lajmëruar policinë, e cila arrestoi njerkun-përbindësh.

Related

Kronika 32800039610175543

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item