Horoskopi i vitit 2016, shenjë për shenjë

Nga Dashi tek Peshqit, perspektiva për vitin e ardhshëm. Pika kthese, mosmarrëveshje, ndryshime emocionesh. Konsultohuni me horoskopin ...


Nga Dashi tek Peshqit, perspektiva për vitin e ardhshëm. Pika kthese, mosmarrëveshje, ndryshime emocionesh. Konsultohuni me horoskopin e vitit 2016 të përgatitur nga ekspertët Roberto Donzelli dhe Chiara Gamberale për prestigjiozen italiane “Corriere della Sera”.


Dashi
ariete-petrone
Ndryshime thelbësore dhe përjetimesh emocionesh të ndryshme. Është kjo çka ju pret nga viti që vjen. Do ta gjeni lumturinë në gjërat e vogla, pas vitesh të tëra duke kërkuar realizimin e ëndrrave tuaja plot ambicie. Është koha të vini rregull në jetën tuaj.
Mesazhi i Jupiterit për vitin 2016 është mjaft i qartë. Falë kontributit të madh të Saturnit, mund të rregulloni veten tuaj në një pozicion pune, të forconi një marrëdhënie dashurie, të kujdeseni për menaxhimin e parave.
Nëse nuk doni të hiqni dorë nga aventurat e bukura që ju lënë pa frymë, prisni deri në muajin shtator. Jupiteri do të rregullojë edhe punët e juaja të zemrës. Ky vit duket se do të shkojë kështu.
Demi
toro-petrone
Plutoni, Jupiteri dhe Neptuni, janë pikërisht këto tre yje që nëse do të mund të flisnin, për vitin 2016 do të bërtisnin me të madhe: “Shpëtim”. Dhe ju duhet t’i dëgjoni. Sepse muajt e ardhshëm do të jenë një nga ato periudhat magjike të jetës pothuajse në gjithçka. Çdo gjë do të marrë drejtimin e duhur.
Historitë e dashurisë do të udhëtojnë në një det të qetë, por monotonia do të shmanget nga një intimitet më prekës se kurrë. Edhe sfera profesionale gjithashtu do të jetë e mirë, priten rritje në karrierë, madje edhe ndryshime të dobishme.
Për të vënë shkopinjtë në rrota do të mendojë Marsi. Në muajt e fundit të vitit, marrëdhëniet personale dhe profesionale do të mund të përballen me ndonjë rrezik. Por këto vështirësi të vogla, konsiderojini si hajmali.

Binjakët
gemelli-petrone
Të ndryshosh gjithçka për të mos ndryshuar asgjë. Ky është rreziku i vitit 2016, i karakterizuar nga Neptuni dhe opozita e Saturnit, dy tranzitë që janë të aftë të ngatërrojnë idetë edhe të personave më pragmatikë. Dëshira për të superuar situatat do të jetë e fortë, si në jetën profesionale ashtu dhe në atë private. Por përpjekjet e juaja mund të jenë ndonjëherë edhe jo produktive. Këshilla? Të jini të duruar, të mësoni artin e pritjes.
Zhvillime pozitive do të vijnë duke filluar nga muaji shtator, kur Jupiteri, planeti i fatit, do t’ju sjellë gjëra të mira. Do të vijë atëherë një periudhë më e begatë në jetën ekonomike dhe në atë të përmbushjes së sferës afektive. Shanset për të arritur objektivat do të jenë të mëdha. Dy veprimet më të rrezikshme që mund të bëni është të nxitoheni dhe të nervozoheni.

Gaforrja
cancro-petrone
Keni ndjesinë se do të bëni 1 hap para dhe dy mbrapa? Në vitin 2016 do të mund ta provoni përsëri. Nga njëra anë, në fakt, do të jeni të aftë të realizoni qëllime të rëndësishme. P
or do t’ju duhet shpesh të luftoni për të konfirmuar rezultatet e arritura. Dhe nuk do të jeni gjithnjë në gjendje për ta bërë atë. Zhgënjimet dhe momentet e frustrimit do të duhet t’i merrni në konsideratë. Por kjo nuk do të thotë të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja por të vazhdoni t’i ndiqni ato. Kështu duhet të vazhdoni, kur kurajo dhe vendosmëria të jenë në kulm.
Marsi ju këshillon të përqendroheni në muajt janar, shkurt, qershor, korrik dhe tetor. Duhet të përpiqemi të bëjmë paqe aty ku ka konflikt.
Luani
leone-petrone
Urani dhe Saturni për të gjithë vitin 2016, do të jenë yjet që do t’ju udhëzojnë drejt qëllimeve që juve ju interesojnë më shumë. Sfera profesionale do t’ju ofrojë kënaqësi të mëdha, por edhe jeta emocionale mund t’ju ofrojë kthesa të papritura për ata që akoma nuk ndodhen në një situatë fort të mirë emocionale.
Mos u shqetësoni nëse viti i ri do të fillojë me disa vështirësi. Do të jetë faji i Marsit, që sjell shqetësime që lidhen me familjen apo banesën.
Ndryshimet do të fillojnë nga muaji mars. Nga shtatori e tutje, do të jenë të mrekullueshme për shkak të Jupiterit. Muajt e fundit të vitit 2016, do të rezervojnë për ju supriza përsa i përket udhëtimeve dhe marrëdhënieve shoqërore. Si përfundim…do të jetë një vit në ngjitje për ju.

Virgjëresha
vergine-petrone
Ulje dhe ngritje do të ketë për ju për këtë vit 2016, i cili premton të jetë aq sa i dobishëm, por njëkohësisht edhe i zellshëm. Mund të mbështeteni tek Plutoni në bashkëpunim me Jupiterin deri në fillim të shtatorit. Kjo do t’ju sigurojë vendosmëri, optimizëm dhe një situatë të mirë që do t’ju përmirësojë sferën e punësimit dhe atë financiare.
Nga ana tjetër, nuk duhet të harroni dhe Saturnin dhe opozitën e Neptunit, që flasin për armiq të vështirë, çështje të bezdisshme ligjore, idé brilante por jo të thjeshta për t’u realizuar.
Janari, shkurti, qershori, korriku dhe tetori janë muajt në të cilat ju duhet të tregoheni të përshpejtuar. Sepse Marsi aleat do t’ju lejojë të mposhtni armiqtë dhe pengesat. Në këto muaj mund t’ju vijnë dhe marrëdhënie e lidhje të shumta erotike. Dhe jo vetëm nëse jeni beqarë/e.
Peshorja
bilancia-petrone
Nëse durimi është virtyt i të fortëve, mund të imagjinoni një vit 2016 si një palestër të ashpër, por efektive. Do të jetë pikërisht guximi, cilësia që do t’ju duhet për të përballuar situate të ndryshme që do të testojnë nervat e juaja. Nga pengesat që do t’ju vijnë në ambientet e punës e deri tek mosmarrëveshjet e zënkat familjare me njerëzit më të dashur. Pa neglizhuar jetën e çiftit, që pritet të jetë e mbushur me keqkuptime e xhelozi. Por nuk duhet të shqetësoheni.
Pavarësisht të gjithave, nuk është se ju pret një vit i tmerrshëm. Në ndihmë do t’ju vijë Saturni, i cili do t’ju japë një dorë gjatë momenteve më të errëta.
Përveç kësaj në muajin shtator, Jupiteri do t’i kthejë problemet e juaja në mundësi, ndërsa vështirësitë në sfida emocionuese. Në këtë pikë, shpërblimet dhe fitoret nuk do t’ju ndahen më.
Akrepi
scorpione-petrone
Slogani juaj për vitin 2016, do të jetë “të guxosh”. Të guxoni në punë, ku mund t’i lejoni vetes një ngjitje në karrierë.
Të guxoni në dashuri, ku mundësia e një hapi të madh nuk do t’ju trembë më. Të jeni të guximshëm në ndjekjen e projekteve të juaja, të cilat mund të përfshijnë edhe një transferim jashtë vendit, ndoshta të përkohshëm, ose një rrugë shpirtërore, që do t’ju sjellë ndryshim drastik në stilin e jetës suaj.
Në këtë vit dashamirës, të vetmet kufizime që do t’ju vijnë do të jenë ato që ju vetë do të impononi. Mbajeni mend gjithnjë.

Shigjetari
sagittario-petrone
Le ta themi shpejt.  Të pasurit e Jupiterit në krah, nuk është parakushti më i mirë për një vit të ri në aspektin e fatit. Prandaj, të paktën deri në shtator, nuk duhet të prisni dhurata shumë të mira nga fati. Por, ajo që do t’ju mohohet nga fati, duhet të dini ta rimerrni me kreativitetin dhe dëshirën tuaj. Këto janë cilësi që do t’i keni të garantuara nga Saturni dhe Urani.
Nga muaji shtator, Jupiteri do të ndalojë me dënimin e tij. Ajo do të kompesohet nnga mundësi të pangopura pune dhe njohurish intriguese për jetën shoqërore dhe sentimentale.
Muajt e fundit të vitit 2016 gjithashtu do të jenë të mira për portofolin tuaj. Një trashëgimi, kompensim apo rimbursim i vonuar do të përfundojë vitin me një lulëzim.
Bricjapi
capricorno-petrone
Në vitin 2016 do të keni një nisje të mirë, falë energjisë së Plutonit, fantazisë së Neptunit dhe entuziazmit të Jupiterit. Të gjitha këto me në krye Marsin, që deri në fillim të muajit mars, do t’u dhurojnë një guxim të pazakontë.
Qershori dhe korriku do të jenë dy muaj kur planeti i kuq do t’ju japë një avantazh. Por deri në muajin shtator, çdo moment do të vazhdojë të jetë i mirë për projektet e biznesit.
Me ardhjen e vjeshtës, duhet të silleni më me kujdes. Pasi vendimet impulsive mund të kenë pasoja katastrofrike, sidomos në llogarinë tuaj bankare. Pra jeni të paralajmëruar.
Ujori
acquario-petrone
Për të bërë që 2016 të jetë një vit i frytshëm, ju vetëm duhet të zgjidhni një listë prioritetesh. Dhe më e rëndësishmja të përqendroheni tek ato. Për të zgjedhur qëllimet që me të vërtetë janë më të rëndësishmet për ju, do t’ju ndihmojë Saturni, një udhëzues i pagabueshëm kur vjen puna për të analizuar në mënyrë të qartë situatat. Energjia dhe zgjuarsia e nevojshme për të arritur qëllimet që ju preferoni, do të sillen nga Urani.
Mos u frikësoni nga disa situata në dukje pa rrugëdalje, të cilat mund t’ju shfaqen në muajin janar, shkurt, qershor dhe korrik, kur Marsi të bojkotojë disa nga projektet e juaja. Mund të keni mosmarrëveshje në çift. Prandaj bëhuni të fortë.
Nga shtatori e tutje, Jupiteri do të bëjë që përpjekjet e juaja të shpërblehen.

Peshqit
pesci-petrone
“Ëndrrat realizohen, pa këtë mundësi, natyra nuk do të kishte gjë interesante për të bërë”, thotë shkrimtari amerikan John Updike. Por, megjithatë, e rëndësishme është të dallojmë ëndrrat nga utopitë e parealizueshme. Kjo do të jetë puna juaj për vitin 2016. Sepse, gjatë gjithë vitit, Neptuni do t’i hapë derën imagjinatës dhe fantazive tuaja më të guximshme.
Por Saturni do t’ju rrëmbejë anën racionale, që është në gjendje të ndajë të mundurën nga e pamundura. Prandaj do të jetë me rrezik ndjekja e dashurisë apo e ëndrrave të paarritshme.
Këshilla? Për kthesa epokale prisni deri në muajin shtator. Jupiteri do t’ju sjellë fat veçanërisht në frontin ekonomik./Përktheu dhe përshtati: Tirana Observer/

Related

Horoskopi 741028449826183711

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item