Historia e shqiptarit Daut Kadriovski, kriminelit më të rrezikshëm në botë!

Kjo nuk është një ndër historitë tipike të “James Bond”. Jo për shkak të kostumeve apo makinave të shtrenjta, për të cilat vlen të vra...

Kjo nuk është një ndër historitë tipike të “James Bond”.
Jo për shkak të kostumeve apo makinave të shtrenjta, për të cilat vlen të vrasësh, por nëse kërkoni modelin e kriminelit më mizor dhe negativ, më i përshtatshmi është shqiptari nga Maqedonia Daut Kadriovski.
Në të 50-at e tij dhe i kërkuar në më shumë se 12 vende europiane për krime nga më të ndryshmet, si trafikim armësh, makinash, drogërash dhe qenieve njerëzore, Kadriovski sipas Europolit është në majë të një organizate të veçantë për nga fshehtësia dhe brutaliteti i veprimeve të saj.
Dy cilësi që janë të lidhur ajo dhe aq rastësisht!
“Ne kishim një pjesëtar të organizatës mafioze të Kadriovskit dhe i ofruam të bëhej informatori jonë në këmbim të lirisë”, thotë ish-agjenti i krimit të organizuar në Nju Jork Fred Santoro.
Por ai refuzoi  dhe pranoi dënimin prej 30 vitesh burg.
“Ai u kthye ngadalë dhe tha me zë të qetë: Ata do vrasin nënën time, babain tim, vëllezërit e mij, motra e mitja, fëmijët e mij, gruan time dhe çdo njeri që unë njoh. Kështu që, falemnderit, por jo”, tregon Santoro për reagimin e shqiptarit duke shtuar se “shqiptarët janë njerëz të egër”.
Të egër dhe mesa duket më të zgjuar se ariu mesatar, pasi Kadriovski është arrestuar të paktën dy herë.
Herën e parë u arrestua në vitin 1985 në Gjermani për trafik droge. E plasën në burg dhe i sekuestruan vilat, jahtet dhe makinat.
Plani ishte që ta kyçnin brenda dhe t’ia flaknin çelësin tutje, por shumë shpejt bënë gabimin që nuk duhej: e lanë të endej. Dhe ai u end!
Pati akuza ndaj atyre që e ruanin, por fakti është se në vitin 1993, ai ishte nisur për në Nju Jork dhe njerëzit e quanin të arratisur.
Më pas ai u bë bashkëpunëtor i disa prej familjeve mafioze në një zonë ku shqiptarët në përgjithësi dalloheshin si vrasës.
Të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm, megjithatë vrasës të mirë.
Kështu, me një këmbë në Nju Jork dhe Filadelfia, Kadriovski zgjeroi atë që dinte të bënte më mirë, përveç vrasjes; dhe tani organizata e tij kriminale mendohet se është burimi kryesor i herorinës në Amerikën e Veriut, e cila vjen nga Afganistani, sipas FBI.
Për shkak se, shiheni edhe vetë, Daut Kadriovski, i njohur edhe si Mehmet Hajdini, është pjesë e një lidhje myslimano-shqiptare me organizatën në hije, Al Kaeda.
Ai ka më shumë lidhje edhe se një central, diçka që i duhet.
Me fjalë të tjera: një lidhje heroinë-për-kokainë me kolumbianët, plus qindra bashkëpunëtorë që trafikojnë drogë në Australi, Kanada, Meksikë, Holandë, Peru, Venezuelë dhe kudo në BE.
Çka na sjell ne tek arrestimi i dytë i Kadriovskit: 2 shtator 2001, kur u kyç në një rajon policie në Tiranë, Shqipëri, pas arrestimit nga vendorët dhe Interpoli për trafik droge. Diçka që në terma letrarë njihet edhe si paralajmërimi: Kadriovski u zhduk sërish dhe ka thashetheme nga viti i shkuar se ai ka vdekur. Ose “ka vdekur”.
“Pa trupin e tij, thjesht nuk e kemi kapur akoma,” thotë polici i dalë në pension, Eddie Ëilliams.
Por Kadriovski dhe shqiptarët në përgjithësi janë duke vazhduar aktivitetin e tyre kriminal dhe gjakatar si zakonisht.
Santoro sjell një detaj interesant.
“Shqiptarët hapën një klub në një vend shumë tradicional të mafias,” thotë ai.
Mafia italiane dërgoi dy gangsterë për të shtrënguar pronarët e rinj për të dhënë pagesat.
Lajmi shkoi deri lart dhe bosat shqiptarë vendosën të ulen në takim.
Santoro thotë se ajo që ndodhi më pas, e mësuar përmes përgjimeve, e ka surprizuar edhe atë.
Thuajse e gjithë banda e nivelit të ulët shkoi në Bronks të takohej me shqiptarët.
“Shqiptarët i bënë m… në dru, duke u thyer krahët,” thotë Santoro.
Përfundimisht mafia italiane vendosi t’i lërë shqiptarët, për arsye të komplikuara, por mesa duket ‘arsye biznesi’.
Dhe Kadriovski, i gjallë apo i vdekur, akoma i ka gjurmët në shumë biznese të vjetra të tij, nuk ka rëndësi nëse është rrëmbim vajzash të reja për skllavëri seksuale, vrasje kamarierësh sepse përzihen në gjëra apo urdhërimi i një grabitje prej 19 milionë dollarësh përmes internetit, njësoj si dashnori i pijes dhe vrasjes, Zef Mustafa, për kokën e të cilit janë vënë 5 milionë dollarë, por ka shmangur arrestin dhe tani është në liri.
Kadriovski krijoi një organizatë në bazë të peshës absolute të intensitetit dhe egërsisë, diçka që dikur prokurori italian Cataldo Motta e quante “një kërcënim ndaj shoqërisë perëndimore”.
Dhe kur mëson se shqiptarët humbën një ngarkesë prej 125 milionë dollarë heroinë nën kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani, dhe FBI thotë se përgjigja e parë e tyre ishte të vendosnin nën mbrojtje prokurorin Alan Cohen dhe detektivin Jack Delemore, e kupton pse.
Të tjerë mund të pranojnë me gjithë zemër vlerësimin e Motta-s: Prokuroria e Nju Jorkut, Antidroga, Policia e Nju Jorkut, Zyra e Sigurisë së Brendshme, Zyra e Emigracionit, Zyra e Hetimit Tatimor, Marshallët Amerikanë, madje i gjithë Bordi i Kontrollit të Narkotikëve, që ishin pjesë e këtij aksioni.
Pa pasur trupin e Kadriovskit, ai mbetet një kujtesë shumë prezente e faktit se, ndonjëherë më shumë se ç’duam, sistemi nuk punon mirë.
Dhe, me jo më pak se presidentin amerikan, Barack Obama, që vendosi sanksione ndaj trafikantit Naser Kelmendi dy vite më parë, mos prisni që moti të ndryshojë shpejt.
“Kadriovski, I gjallë ose i vdekur, thotë të njëjtën gjë, vërtet,” thotë Hannah Elliott, një revolucionare e vetëshpallur e drejtësisë penale nga Universiteti i Floridas.
“Ndonjëherë, drejtësia nuk shërbehet kurrë”.
Një fakt që do ta kënaqte shumë Daut Kadriovskin, pa dyshim!/ Përgatiti Amarildo Lumani.
Nga Eugene S. Robinson, OZY

Related

Top Lajm 8689704408609186102

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item