Histori nga jeta: E përzura burrin nga shtëpia

Si qenie njerëzore, ne jemi në kërkim të lumturisë dhe kur mendojmë se e kemi arritur atë, përballemi me të vërtetën: Në fakt, nuk ka lu...


Si qenie njerëzore, ne jemi në kërkim të lumturisë dhe kur mendojmë se e kemi arritur atë, përballemi me të vërtetën: Në fakt, nuk ka lumturi, vetëm copëza lumturie në jetën tonë. Unë mendoja se i kisha të gjitha; shtëpi, punë, fëmijë të mrekullueshëm dhe një burrë fantastik, me të cilin mendoja se do të plakesha, por jeta të jep disa zhgënjime që as nuk ta pret mendja se do të të ndodhin pikërisht ty! Ja që ndodh edhe kështu… Një ditë, pasi çdo gjë është mirë, të ndodh një krisje dhe ti gjendesh para faktit. Për momentin ndihesh e paralizuar dhe nuk di si të veprosh.

Unë jam 45 vjeçe dhe kam një punë në shtet, me një rrogë mjaft të mirë. Po ashtu, edhe im shoq, ka rrogë në shtet dhe një biznes të vogël, që na sjell të ardhura të mjaftueshme për të pasur një jetë të mirë. Ne jetojmë në një qytet që nuk është i madh sa Tirana, por as i vogël. Fëmijët janë të rritur dhe të aftë për vetveten. Djali është në universitet dhe vajza, në gjimnaz. Jetën e kishim me probleme të vogla si çdo familje, por më se normale dhe të kapërcyeshme. Duke qenë se shumicën e kohës e kishim të zënë, nuk na mbetej shumë kohë për t’u kujdesur për punët e shtëpisë dhe menduam që të merrnim një pastruese. Shoqet e punës më rekomanduan një grua së cilës një rregull i kisha vënë: Të mos vidhte! Nuk ka më keq kur në shtëpi të vjedhin sepse çdo gjë shkon ters. Për të qenë e sigurt për njeriun që kisha futur në shtëpi, disa herë lija lek nëpër shtëpi, apostafat për të vënë re nëse kishte dorë, apo jo. Nga kjo
anë u sigurova dhe duke qenë se kisha të bëja me një njeri të mirë, jo vetëm që e paguaja mirë, por i jepja edhe ushqim, edhe shpërblime. Ajo grua qëndroi me ne për gati një vit, isha shumë e kënaqur dhe nuk do të doja që të largohej kurrë nga ne, por vajza e saj infermiere në Itali lindi një djalë, kështu që duhet të kujdesej për fëmijën e saj.

Para se të largohej, unë i kërkova të më gjente një grua tjetër të besueshme dhe ajo më gjeti një komshien e vet, një grua me tre fëmijë. Ajo ishte 30 vjeçe dhe ishte dorë e zezë, nga komuniteti egjiptian. Në fillim u përtypa kur mendova të fusja në shtëpi një të zezë, por duke qenë se ajo më tha se ishte shumë punëtore dhe pastërtore dhe se bëja sevap duke i dhënë punë sepse kishte tre fëmijë dhe ishte pa burrë, pranova. Ditën që ma prezantuan, më bëri përshtypje të mirë. Ishte e paraqitshme, e edukuar, e pastër dhe fjalëpakë. I tregova shtëpinë, punët që duhet të bënte dhe madje i bëra të njëjtat provokime që i bëja gruas që kisha edhe më parë. Lija lekë nëpër shtëpi për të parë nëse ishte hajdute. Nga kjo anë po më kënaqte, madje edhe pjesëtarët e tjerë të familjes ishin të kënaqur. Ndonjëherë kur mblidheshim në familje bënim shaka me të, por im shoq thoshte: “Boll se nuk ka lezet”. Vajza i thoshte: “Hë dhe ti o ba,
të vjen keq për të?!”. Unë mendova se ai thoshte ashtu që të mos e bënin si shprehi fëmijët, kur ajo të ishte në shtëpi dhe jeta vazhdonte në ritmin e saj.

Një ditë të hëne, të gjithë u çuam me shpejtësi dhe po turreshim për në punët tona të përditshme. Sanija, pastruesja, vinte në të njëjtin orar me ikjen tonë. U përshëndetëm dhe të gjithë u nisëm. Nga nxitimi kisha harruar disa dokumente në shtëpi, por me fatin e mirë që kishim, unë kisha makinë dhe u ktheva përsëri shpejt. Sa parkova makinën, i rashë ziles dhe po prisja që derën të ma hapte Sanija, por ma hapi im shoq.

– Po ti këtu? – e pyeta.

– Harrova diçka, – më tha.

– Sot qenka dita e harresave, – i thashë dhe u ndamë përsëri me nxitim.

Unë u ktheva në punë dhe po u tregoja kolegeve për ndodhinë. Ato, si me shaka, më thanë:

– Moj, se mos kishte harruar Sanijen ai burri yt!

Unë ia futa një të qeshure dhe u thashë: – Po nuk më ndërron burri me Sanijen, jo!

Ja që pas disa minutash më hyri shenjtani në mendje dhe fillova të mendoja për Sanijen dhe tim shoq. Po mendoja edhe për reagimin e tij, të cilit nuk i dhashë rëndësi për momentin; ishte si i shqetësuar kur më pa. Ajo ditë iku vërtet, por mua më la një shije disi të hidhur, një si lloj parandjenje. Fillova të mendoja ndryshe e të bëhesha xheloze, por ndonjëherë qeshja me veten duke menduar dhe me kë do të më tradhtonte, me një të dorës së zezë? Mendoja se mendja po më bënte kapriço për shkak të menopauzës që po kaloja. Shikoja që edhe marrëdhëniet tona ishin ftohur, kontaktet ishin rralluar dhe gjithë kohën ishim të zënë me punë, pa u kujdesur për vetveten, megjithatë, ndonëse ua vija fajin shumë faktorëve, mendimet nuk më linin të qetë.

Një ditë thashë se Sanija sikur nuk po i bënte gjërat ashtu siç duhet. Menjëherë reagoi burri im, duke i dalë në mbrojtje. Kjo gjë nuk më pëlqeu; ai nuk ndërhynte kurrë në punët e shtëpisë. Dyshimet e mia u shtuan edhe më shumë pas këtij reagimi dhe mendja vetëm aty më rrinte. Vrisja mendjen se si të gjeja një mënyrë për të vërtetuar nëse kisha të drejtë apo gabim. Vendosa që një ditë të shkoja në shtëpi pa shkak, duke e justifikuar se kisha harruar diçka. Shkova, por nuk pata zemër as të hyja, sepse pashë që makina e tim shoqi ishte aty. Një moment mendova të shkoja dhe t’i kapja ashtu, por pata frikë se mos përsëri gaboja. Ika dhe mendova që të rrëfehesha me dikë, por asnjë nuk me dukej i denjë për këtë gjë. Atë fundjavë erdhi im bir, e mora për kafe dhe vendosa t’ia tregoja atij ndodhinë. Për një moment ai po më kundërshtonte, por unë vazhdova të flisja dhe ia tregova fije për pe ato që mendoja dhe ato që supozoja se mund të ish
in të vërteta. Djali e kuptoi vuajtjen time dhe më premtoi që së bashku, do t’ia gjenim fundin kësaj historie, nëse ishte e vërtetë apo thjesht një fantazi e imja.

Atë javë menduam një plan se si do t’i vërtetonim supozimet e mia. Ndihesha e frikësuar dhe shpresoja që të gaboja dhe të mos kishte asgjë të vërtetë. Të martën, kur ishte radha për të pastruar shtëpinë, ne u nisëm të gjithë në mëngjes, por unë kisha marrë leje dhe djali kishte ardhur posaçërisht për këtë gjë. Pas një ore ne u takuam dhe menduam të shkonim në shtëpi. Kur arritëm aty, pamë makinën e tim shoqi. Djali më tha:

– Mama, më duket se ke të drejtë… – Pashë dëshpërim në sytë e tij dhe mendova se bëra gabim që e përfshiva edhe atë në këtë gjë.

Hymë pa u ndjerë në shtëpi dhe ç’të shikonim? Im shoq po vishej, kurse ajo ishte me këmishë. Aty plasi debati, por unë e kisha kapur në flagrancë dhe ai nuk mund ta mohonte të vërtetën. Sa gjë e shpifur! Në shtratin tonë, me një tjetër që unë e mbaja me bukë. E tmerrshme! Kë të bëja më shumë fajtor, atë apo tim shoq? Unë u nxeha e për pak e kapa prej flokësh, por aty për aty e përzumë gati me shqelma. Unë i bërtisja: “Të jap lekë” dhe ajo nuk ndihej, por sikur e pohonte me kokë. Gjëja u bë e madhe, e morën vesh të gjithë. Djali më mbështeste, kurse vajza nuk dinte cilën anë të mbante. E përzura burrin nga shtëpia dhe gjëja e parë që mendoja ishte vetëm ndarja. Nuk arrija ta besoja që më kishte tradhtuar me një njeri më të ulët se unë, jo se ishte e zezë apo e bardhë, por se ishte në çdo aspekt më ulët.

Te nesërmen ai erdhi e donte të bisedonte. Më kërkonte falje, por a mund ta pranoja unë këtë gjë? Jo, nuk mundesha! Brenda javës kontaktova avokatin dhe kjo çështje u mbyll. Unë kisha provat, fëmijët pas vetes dhe atij, që ishte kaq i dobët dhe që nuk dinte të vlerësonte atë që kishte, i tregova rrugën. Të shkonte të jetonte me Sanijen!

Related

HISTORI NGA JETA 483141683876160897

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item