Harta e botës në bazë të numrit të përdoruesve të internetit

Instituti i Internetit në Universitetin e Oksfordit ka ndërtuar një hartë në bazë të të dhënave të vitit 2013, të mbledhura nga Banka ...


Instituti i Internetit në Universitetin e Oksfordit ka ndërtuar një hartë në bazë të të dhënave të vitit 2013, të mbledhura nga Banka Botërore. Harta tregon se Azia ka 1.24 miliardë përdorues, praktikisht pothuajse sa gjysma e përdoruesve që ka e gjithë bota në total.
Kina ka numrin më të madh të përdoruesve, 600 milionë njerëz. Në vendin e dytë renditen SHBA-të me 270 milionë, India me 190 milionë dhe Japonia me 110 milionë.
Harta e mëposhtme është ndërtuar në bazë të numrit absolut të përdoruesve të internetit që ka çdo vend, ndërsa janë ruajtur hartat e shteteve dhe kontinenteve.
Ndarja me ngjyra është bërë në varësi të përqindjes së përdoruesve të internetit në raport me popullsinë në total për secilin vend. Përqindja më e madhe 80-100% shënohet me ngjyrë të kuqe, ndërsa ajo më e vogla 0-20% me ngjyrë bezhë të hapur.
Afrika, me përjashtim të Nigerisë dhe Egjiptit, do të tkurrej ndjeshëm, ndërsa Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe do të bëheshin aq të mëdha, saqë Europa do të ngjante një kontinent i mbipopulluar.
Hartat e vendeve janë ndërtuar me rrathë të vegjël në trajtë pike, ku secili prej tyre përfaqëson afërsisht 470 mijë përdorues interneti.

Related

Teknologji 9165617599080114437

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item