“Ground Force One”: Ja sa kushton autobusi i Obamës…

“Ground Force One” është autobusi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përveç mjeteve të tjera të transportit, nga aero...


“Ground Force One” është autobusi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përveç mjeteve të tjera të transportit, nga aeroplani “Air Force One”, anija “Marine One” e deri tek makina “Cadillac One”, Presidenti amerikan ka dhe këtë mundësi për të lëvizur. Autobusi i Presidentit të SHBA-ve është i tëri i blinduar dhe kushton 1.1 milionë Dollarë.
“Ground Force One” është rreth 14 metra i gjatë dhe është projektuar nga Shërbimi Sekret Amerikan.
Njësoj si dhe makina Cadillac e Obamës, edhe autobusi ka ngjyrë të zezë. Para blerjes së tij, Shërbimi Sekret merrte me qira një autobus të ri, çdo herë që Presidenti e kishte të nevojshme.
Sigurisht, që edhe pse me qira, autobusi kishte elementet e sigurisë.
Ky autobus do të përdoret më së shumti gjatë fushatave elektorale të Presidentit apo gjatë takimeve e tubimeve të ndryshme.
“Ground Force One” është i pajisur me të gjitha parametrat e sigurisë, që nga gomat që vazhdojnë të ecin edhe nëse çahen, materiale të blinduara, sistem për fikjen e zjarrit, rezerva oksigjeni në rast të ndonjë sulmi kimik, rezerva të gjakut të Presidentit Obama nëse ai është i plagosur.
Autobusi ka gjithashtu edhe të gjitha mjetet e nevojshme të zyrës që mund t’i duhen Presidentit; telefon, televizor, radio dhe internet.
Ashtu si edhe me makinën e shefit të Shtëpisë së Bardhë, edhe në këtë autobus të blinduar shumë pak veta të përzgjedhur mund të drejtojnë ‘Ground Force One’. Shoferi i këtij autobusi është agjent i Shërbimit Sekret dhe është i stërvitur për çdo situatë të mundshme.
Xhami ballor i autobusit është material i fortë prej antiplumbi, në mënyrë që Presidenti të ulet në krah të shoferit në rast të mitingjeve dhe të përshëndesë me dorë turmën që ndodhet në rrugë duke e pritur.



Related

Kuriozitete 1883122875922522388

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item