Golgota e familjes Zeqiri nga Radishani (VIDEO)

Sulmet e huliganëve maqedonas kundër shqiptarëvevazhdojnë të mbeten mister dhe të pazbardhura për institucionet e shtetit. Kjo ndod...



Sulmet e huliganëve maqedonas kundër shqiptarëvevazhdojnë të mbeten mister dhe të pazbardhura për institucionet e shtetit. Kjo ndodh edhe me familjen Zeqiri në lagjen Radishan në Komunën e Butelit.
Lokja Sherife, tregon me plot dhimbje dhe trauma, ngjarjet të cilat për më shumë se një dekadë e gjysmë grupe të panjohura të këtij vendbanimi po i bëjnë familjes së saj. Ajo thonë se ka parë tmerr me sy, por deri më tani askush nuk u ka dalë në mbrojtje, madje as partia shqiptare në pushtet.
Për këtë arsye 16 anëtarët e kësaj familje të cilët jetojnë në këto shtëpi, janë shpërngulur në Gjermani. Lokja deklaron se në këto shtëpi jetojnë tashmë 40 vite, por dikujt kjo po i pengon. Ajo thotë se po të kishin qëndruar në shtëpitë e tyre, nipërit e saj tani do të kishin përfunduar në burg.
Pas të gjitha ankesave tek funksionarët e BDI-së dhe në të gjitha institucionet tjera kompetente, akoma nuk është marrë asnjë masë që kjo familje të lejohet të jetojë e lirë dhe t’i gëzojë të drejtat e saj si të gjithë qytetarët tjerë.
Femi Zeqiri, njëri nga djemtë e Lokes Sherif, flet edhe për rastin e fundit, ku jo më larg se tre ditë, Komuna e Butelit ka tentuar t’u marrë tokën të cilën e kanë afër shtëpisë për të ndërtuar kanalizim për Shkollën në afërsi.
“Pa pyetur askënd kanë ardhur këtu me një letër, kinse toka është e shtetit. Erdhën rreth 20 persona, me mjete. Kur e sollëm avokatin, i cili u tregoi dokumentet e pronësisë, ata shkuan. Nuk e di se ç’ka kryetari i komunës, nuk e di deri ku do të çojë këtë çështje”, tha Femi Zeqiri.
Ai thotë se përfaqësuesit e BDI-së i kanë vizituar vetëm në zgjedhje për tu marrë votat, por deri më tani përveç premtimeve nuk kanë realizuar asgjë.
“Kanë qenë deputetët e zonës, grupi i deputetëve të BDI-së, këtu kemi mbajtur miting për ta. Kën premtuar minibus për 30 nxënësit që mësojnë në Butel dhe Çair. 10 vjet kanë premtuar që minibus do të lëshojnë, mirëpo as atë, e asgjë tjetër nuk kanë realizuar”, thekson Zeqiri.
Lokja Sherife dhe djali Femiu, thonë se vazhdojnë të mos ndjehen të sigurt për jetët e tyre dhe të familjarëve të tyre. Ata shpresojnë që sa më shpejtë institucionet të marrin masat e duhura për tu mundësuar jetesën si të gjithë banorët e kësaj lagje dhe familjarët të cilët kanë kërkuar strehim të kthehen sa më shpejtë për të punuar dhe për tu arsimuar në vendlindjen e tyre.
Mefail Ismaili /SHENJA/

Related

Maqedoni 5863655310432526225

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item