Gjykimi i shqiptarëve për hakmarrje në Zvicër, blindohet qyteza

Një shqiptar i Kosovës dhe një nga Maqedonia  dyshohen nga gjykata zvicerane si autorë të vrasjes së bashkëatdhetarit të tyre Selim El...


Një shqiptar i Kosovës dhe një nga Maqedonia  dyshohen nga gjykata zvicerane si autorë të vrasjes së bashkëatdhetarit të tyre Selim Elshani në Glane/Romont të Zvicrës. Në gjykatën zvicerane ka nisur procesi, nën masa të forta sigurie, ndërsa dosja thekson se kjo vrasje ishte pjesë e hakmarrjeve dhe vrasjeve që ishin bërë në Kosovë mes dy familjeve.
Vrasjet hakmarrëse mes familjes Kelmendi dhe Elshani të cilat filluan në Kosovë, një pjesë e tyre ka vazhduar edhe në Zvicër, ku u vra një pjesëtar i familjes Elshani. Fjala është për Selim Elshanin, i lindur në Ozdrim të Pejës, shtetas italian, i cili jetonte dhe punonte në Zvicër, i vrarë natën e 11 Majit 2013 rreth orës 23:30 minuta.
Elshani u vra me 15 plumba përderisa po parkonte veturën në garazhin e tij. Pas hetimeve, policia zvicërane ka arritur të arrestoj një shtetas 34 vjeçar nga Kosova dhe një shtetas tjetër 33 vjeçar nga Maqedonia ( kombas shqiptar) të cilët dyshohen si autorët e vrasjes. Për masa të sigurisë, policia ka vedosur pika të kontrollit në këtë qytetzë për të evituar ndonjë sulm të mundshëm hakmarrjeje. (Antonio Martini/INA)

Related

Kronika 7436628151827897698

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item