Gjirokastra feston ditëlindjen e Kadaresë edhe me një tortë urimi

Ekspozita, konferenca, por më së shumti aktivitete që nxisin leximin e veprës së Ismail Kadaresë. Kjo është kryefjala e 80-vjetorit të s...


Ekspozita, konferenca, por më së shumti aktivitete që nxisin leximin e veprës së Ismail Kadaresë. Kjo është kryefjala e 80-vjetorit të shkrimtarit të njohur shqiptar.

Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës kanë hartuar një kalendar aktivitetesh, që kanë nisur këtë të enjte, për të vijuar përgjatë të gjithë vitit.

Epiqendra e festimeve ngelet padyshim “qyteti i gurtë”, që e ka nisur ditën me aktivitetin “Gjirokastra lexon Kadarenë”.

Në prani të shumë pjesëmarrësve, bashkia ka fikur edhe qirinjtë e tortës së porositur për këtë datë. Torta ka përmasat 30 me 40 centimetra dhe në të është shkruar një shprehje e Kadaresë: “Ka gjithmonë kohë, që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre”.

I pranishëm në këtë aktivitet, zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton ka recituar vargjet e njohura të poezisë “Kristal”, të përkthyera në gjuhën angleze nga vet ai.

Related

Top Lajm 8079952483279240450

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item