Gjimshiti është i Atalantës, të hënën firma

Sipas shtypit italian, marrëveshja mes mbrojtësit dhe klubit zikaltër është arritur. Mungon vetëm zyrtarizimi Tashmë pritet vetëm zy...

Sipas shtypit italian, marrëveshja mes mbrojtësit dhe klubit zikaltër është arritur. Mungon vetëm zyrtarizimi

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi dhe Berat Gjimshiti do të jetë një futbollist i Atalantës. Kështu shkruan e përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport”, e cila thekson se Atalanta ka mbyllur marrëveshjen me Zyrihun. Pasi të kenë përfunduar edhe detajet e fundit, mbrojtësi i kombëtares shqiptare duhet të nënshkruajë të hënën (nesër). Prestigjiozja italiane shton më tej se të gjitha gjasat janë që 24-vjeçari shqiptar të transferohet nëpërmjet blerjes së plotë të kartonit nga ana e klubit zikaltër. “Gjimshiti është një qendërmbrojtës, i aftë për të nisur aksionet dhe me aftësi të mira goditëse”. Ardhja e Gjimshitit në Bergamo, përkon edhe me një çështje në klubin italian. Mbrojtësi veteran Stendardo dhe trajneri Edi Reja nuk kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Lojtari ka kërkuar që trajneri të sqarojë pozicionin e tij. Në fillim të sezonit, ish-mbrojtësi i Lacios nisi të luante titullar, por me kalimin e javëve ai u zhvendos në stol. Pakënaqësia e shfaqur nga Stendardo ka shkuar deri aty sa mediat aludojnë për largimin e tij nga Atalanta dhe në këtë mënyrë, klubi bergamask nuk ka dashur të rrezikojë, duke synuar afrimin e mbrojtësit shqiptar, i cili konsiderohet si një alternativë e mirë. Futbollisti i kombëtares kuqezi kishte mbetur thuajse pa skuadër, pasi Zyrihu ia kishte bërë të qartë se nuk do të aktivizohej më në ekipin e parë. Pikërisht për të mos humbur Europianin, mbrojtësi shtatlartë nuk ka qëndruar duarkryq. Sipas informacioneve të shtypit italian, Atalanta duhet t’i paguajë klubit zviceran për Gjimshitin një shumë prej rreth 300 mijë eurosh, pasi kontrata e tij skadonte në muajin qershor.

Related

Sport 1282278697980999423

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item