Gjimshiti: E dashura serbe vdes për kuq e zi

Futbollisti i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, në një lidhje telefonike në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel ka folu...


Futbollisti i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, në një lidhje telefonike në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel ka folur edhe për lidhjen e tij me vajzën serbe.
Prej kohësh marrëdhënia e tij me Alisa Menkovic nga Beogradi është publike pasi ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale. I pyetur nga drejtuesit e emisionit nëse ka ndonjë martesë në horizont, ai ka thënë se ishte ende shumë i ri për tu martuar, por që e kishte prezantuar Alisan me familjen dhe tha se ata e pëlqenin shumë.
Kur është pyetur nga moderatori Eno Popi nëse do e shohim ndonjëherë të dashurën e tij me flamurin shqiptar, 23-vjeçari është shprehur se do ishte bukur dhe se të dashurës së tij i pëlqen shumë fanella kuq e zi.
Futbollisti shtoi se nuk i pëlqen të flasë shumë për gjëra personale, megjithëse e kemi parë që bën shpesh dedikime në Instagram për të dashurën e tij.
Prej kohësh lidhja e tyre është publike dhe është përfolur shumë sidomos gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi. Ata të dy jetojnë në Zyrih, por jo më larg se 2 ditë më parë, futbollisti shqiptar nënshkroi një kontratë me ekipin italian të Atalantës dhe do t’i duhet të shpërngulet.

Related

Sport 3614709007718912016

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item