Gjendje e jashtëzakonshme në SHBA: 18 të vdekur nga i ftohti

Superstuhia e dëborës që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej të premtes, ka shkaktuar të paktën 18 viktima. Nga stuhia ...


Superstuhia e dëborës që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej të premtes, ka shkaktuar të paktën 18 viktima. Nga stuhia është goditur pjesa lindore e SHBA-ve, duke prekur rreth 85 milionë njerëz.
Situata është shumë e rëndë, pasi trashësia e dëborës ka arritur në 120 cm në disa zona dhe 11 shtete kanë shpallur gjendjen e emergjencës, nga 20 shtete që kanë deklaruar se janë prekur nga superstuhia e borës. Të gjitha fluturimet në Nju Jork janë ndaluar për shkak të stuhisë, si dhe është paralizuar trafiku në këtë qytet.
Në disa vende, ka patur edhe kufizim të energjisë elektrike, kurse supermarketet janë boshatisur për shkak se qytetarët ishin paralajmëruar para se të niste stuhia, që të merrnin masat dhe të mos dilnin nga shtëpitë.

Related

Top Lajm 6417600161995356272

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item