Gjashtë të dyshuar si terroristë arrestohen në Bosnje

Gjashtë shtetas boshnjakë të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik janë burgosur në një seri operacionesh, raportoi media të hënën. ...


Gjashtë shtetas boshnjakë të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik janë burgosur në një seri operacionesh, raportoi media të hënën.
Një prej tyre u arrestua në Turqi ndërsa dyshohej se përpiqej të shkojë në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, citoi media boshnjake të kishte thënë prokuroria e shtetit.
Senad Kostaç, një 23-vjeçar nga Velika Kladusa në veriperëndim të Bosnjës, ka udhëtuar nga Mali i Zi në Turqi dhe me synimin për të udhëtuar drejt Sirisë për të luftuar.
Kostaç u kthye në Malin e Zi dhe më pas iu dorëzua prokurorisë boshnjake për pyetje. Avokati i tij, Elvir Gacanoviç, i tha uebsajtit Klix në Sarajevë që kishte kërkuar lirim e klientit të tij me kusht.
“Ne po presim që gjykata të japë vendimin për këtë çështje, të martën në mëngjes,” tha Gacanoviç.
Sipas policisë, dy njerëz të tjerë të lidhur me Kostaç u arrestuan të shtunën nga Agjencia e Investigimit dhe Hetimit Shtetëror (SIPA) në pikën  e kalimit Hum-Scepan teksa kalonte mes Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Në një operacion të ndarë, SIPA arrestoi gjithashtu tre persona të tjerë nga Velika Kladusa të hënën pasdite.
Sipas SIPA-s, policia gjeti sasi të mëdha granatash dore, mina, municione, armë, eksplozivë dhe një flamur të Shtetit Islamik gjatë arrestimit.
Të gjashtë të dyshuarit akuzohen për formim të grupeve paraushtarake dhe bashkim me njësi në vendet e huaja, raportoi media lokale.
Ky është një tjetër aksion madhor i policisë kundër shtetasve boshnjakë që dyshohen për lidhje me ISIS në javët e fundit.
Më 22 dhjetor, policia boshnjake arrestoi 11 njerëz që dyshohen për nxitje të terrorizmit dhe rekrutim të xhihadistëve, duke pretenduar se planifikonin një sulm madhor terrorist në Vigjilje të Vitit të Ri.
Shkurtin që kaloi, policia gjithashtu arrestoi një person në Velika Kladusa gjatë një operacioni të shkallës së gjerë të koduar me emrin Damask që shinjestroi një rrjet rekrutimi xhihadist në Bosnje-Hercegovinë.
Bosnja-Hercegovinë është një nga eksportuesit kryesorë të luftëtarëve të huaj në Ballkan në konfliktet e Lindjes së Mesme.
Sipas autoriteteve boshnjake, të paktën 217 shtetas boshnjakë janë larguar deri më tani nga vendi për t’iu bashkuar militantëve islamikë në Siri dhe Irak dhe 26 prej tyre raportohen të kenë vdekur atje. /Birn

Related

Bota 7141116769218825382

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item