Gjashtë strategjitë për të realizuar gjithçka dëshironi në jetë

  Stil & Psikologji – Të dobësoheni, të ndryshoni shtëpi, të dashuroheni me personin e duhur, të bëni karrierë…në këtë artikull do të...

 
Stil & Psikologji – Të dobësoheni, të ndryshoni shtëpi, të dashuroheni me personin e duhur, të bëni karrierë…në këtë artikull do të gjeni teknikat për të transformuar çdo dëshirë në realitet 

I-Fiksoni dhe këmbëngulni që të merrni atë që dëshironi


Të hapni një resort në fshat, të bëheni turist i botës, të bashkëpunoni me një kompani të madhe, por edhe të mësoni të pikturoni, të martoheni ose të transferoheni jashtë…çdokush ka ëndrra, të mëdha ose të vogla në sirtar. Megjithatë, shumë prej nesh nuk ia arrin t’i realizojë. Por cila është arsyeja? Nuk besojmë deri në fund.
Sa keq, sepse nëse ëndrrat janë kripa e jetës, ato kanë më shumë “shije” kur bëhen realitet. Por në të vërtetë, askush nuk duhet të dëshpërohet për këtë gjë. Ja se si mund të veproni:
Strategjia është: ACT
ACT (Acceptance and Committment Therapy) është terapia e pranimit dhe e impenjimit, një teknikë e re sjelljeje mendore. “Qëllimi i kësaj metode është që, për të realizuar një objektiv, që ka vërtet kuptim për ne, veprimet duhet të hyjnë në sintoni me vlerat tona”, shpjegon Maria Beatrice Toro, psikoterapeutja eksperte e ACT. “Duke u impenjuar në diçka që korrespondon në atë që besojmë, veprimet tona do të funksionojnë”. Ja tre hapat për të vënë në zbatim vlerat.
1. Bëni një listë dhe zgjidhni tre vlerat që janë më të rëndësishme për ju. Nëse për shembull, konsideroheni një person xhentil, mendoni për herën e fundit kur keni ndihmuar dikë. Rikujtoni atë që keni ndier në atë moment.
2. Zbuloni se çfarë ka me të vërtetë rëndësi për ju. Rehatohuni, mbyllini sytë dhe kujtoni për shembull ditën e ditëlindjes tuaj. Miqtë sapo të kanë organizuar një festë dhe ju jeni të lumtur. Dilni nga dhoma dhe imagjinoni komentet (pozitive) të personave që të duan shumë: “Di të marrë përgjegjësitë e veta”, “Është e ndjeshme dhe bujare”. Ja para se cilat janë disa nga vlerat tuaja.
3. Tani jini gati për të vepruar. Si? Bëni në ditët në vijim diçka që kërkon medoemos vënien në pah të vlerave tuaja. Ky do të jetë thelbi e realizimit të ëndrrës tuaj.
II-Mos u dorëzoni ndaj dëshirës për të bërë karrierë
Në këto kohë krize ka më pak mundësi punësimi ose më keq akoma, puna mund të humbet shumë lehtë. Nëse ju ka ndodhur, atëherë e dini shumë mirë se çfarë do të thotë kjo gjë! Por këtë fundjavë që vjen, mos hezitoni të shihni çdo njoftim pune dhe të qëndroni me miqtë e vërtetë për të ndarë së bashku këshilla mbi këtë çështje. Ka disa teknika psikologjike që ju ndihmojnë të kaloni një moment të vështirë dhe t’ia dilni me sukses. Ja disa.
Strategjia: Terapia e elasticitetit
“Nëse në fizikë, elasticiteti është aftësia e materialeve për t’i bërë ballë stresit, në psikologji tregon aftësinë për të çliruar negativitetet në kohë të vështira”, shpjegon Elena Campanini, psikologia klinike dhe bashkautorja e librit “Arti i gjurmëve” (Mental Fitness Publishing). Në këtë libër përmblidhen historitë e kampionëve të sportit, të cilët, pas një dëmtimi serioz, ditën të reagonin. “Të përballeni me sfidat, do të thotë të forconi aftësinë tuaj të përshtatjes, aftësi që realisht i posedojmë të gjithë”. Mjafton që ta kuptoni dhe ta shfrytëzoni.
Hapat e duhur
1. Mos u fiksoni te trauma
Pas një goditjeje të keqe është e drejtë që të kujdeseni për dhimbjen tuaj. Por, për të mos “rrëshqitur” në vetëkeqardhje, në njëfarë pike duhet të thoni “mjaft”.
2. Shihni përreth
Jeni me shpatulla pas murit? Avantazhi është që mund të shihni horizontin. Zgjeroni vizionin dhe mësoni nga historia e dikujt, më fatkeq se sa ju, për t’ia dalë mbanë.
3. Gjeni një punë të çfarëdollojshme
Vihuni në lëvizje, madje edhe duke bërë një punë vullnetare. Do të ndiheni të dobishëm, ndërsa do të aktivizoni mendjen dhe trupin me përvoja që janë gjithmonë të rëndësishme.
4. Vlerësoni gjithçka që keni
“Burimet” tuaja, materiale ose psikologjike, janë bagazhi juaj më i rëndësishëm. Vlerësojini gjithmonë gjërat që keni.
5. Kërkoni aleatë ose bashkëpunëtorë
Nuk jemi të vetëm në këtë botë. Nëse ndihmoni dhe ju ndihmojnë, projekti juaj do t’ju japë më shumë kënaqësi.
III-Shtëpia e ëndërruar
E dini se sa dhoma ju duhen, keni në mendje arredimin, por jeni në dyshime për zonën se ku do t’ju pëlqente për të jetuar! Shtëpia që keni fiksuar, është në një rrugë komode, plot me dyqane, por është larg nga puna? Apo në një zonë rezidenciale më të qetë? Nëse çmimi i tyre është i barabartë, dhe ju nuk dini për cilën të vendosni, atëherë veproni kështu.
Strategjia është: intuita
Intuita është një dhuratë që e posedojmë të gjithë. Lind nga hemisfera e djathtë e trurit dhe bazohet mbi principin që e pandërgjegjshmja jonë di më shumë gjëra nga se mendojmë. “Intuita jep informacione të rëndësishme, që zakonisht i nënvlerësojmë në favor të aftësive logjike”, thotë Francesco Martelli, krijuesi i Trajtimit të Intuitës (Intuition Training) dhe autori i librit “Të jetuarit me intuitë” (Teknikat e reja). Megjithatë, intuita si një skedë e mendjes, duhet aktivizuar. Më poshtë jepen katër ushtrime për të arritur qëllimin.
Strategjia pikë për pikë
1. Para së gjithash, relaksohuni dhe fikni “spinën” e logjikës së mendjes, përndryshe do të jetë ajo që do të mbizotërojë.
2. Hapni përpara jush një hartë të qytetit ku dëshironi të blini shtëpinë. Mbyllini sytë dhe kalojeni dorën lehtësisht në zona të ndryshme dhe mundohuni të mblidhni ndjesitë. Nëse njëra ju tërheq më shumë se të tjerat, ndaloni aty dhe hapini sytë.
3. Jeni duke shfletuar dhe duke parë njoftimet? Pyesni mendjen tuaj intuitive për të zgjedhur alternativën më interesante.
4. Krijoni një kod për të komunikuar me intuitën tuaj. Do t’ju shërbejë kur të shkoni për të vizituar shtëpinë, që të kuptoni se çfarë nuk ju bind. Për shembull, përdorni ngjyrat e trafikut: jeshilen si kalim, të verdhën si kujdes dhe të kuqen si ndalim.
IV-Gjetja e personit të jetës
Sa herë që dashuroheni çmendurisht, investoni shumë energji, por më pas gjithçka dështon! Kur kjo gjë mund t’ju ketë ndodhur shumë herë dhe të gjithë ju kanë zhgënjyer, pasi keni përdorur strategjinë “përdor dhe hidh”. Ndaj, ju tashmë keni nevojë për një perspektivë të re, të cilën mund ta përdorni këtë fundjavë për të reflektuar.
Strategjia është:
“Në marrëdhënie me të tjerët, shërben inteligjenca emocionale”, thotë Vincenzo Tallarico, analisti dhe mësuesi i meditimit budist tibetian. “Në dashuri, kjo do të thotë të ndiqni ‘të mesmen e artë’. Kjo do të thotë të mbani gjallë dëshirën, por pa u fiksuar dhe pa u viktimizuar”.
“Ushtrimi” në pika
1. Viktimë ose jo? Të braktisur të përjetshëm? Pak rëndësi ka, në marrëdhënie vini në skenë modele të brendshme që dalin nga fëmijëria. Provoni të bëni meditimin mindfulness (një gjendje mendore, e cila arrihet duke e fokusuar vetëdijen në të tashmen, ndërsa me qetësi pranohen ndjenjat dhe mendimet e dikujt me anë të një teknike terapeutike).
2. Uluni dhe për 10-20 minuta përqendrohuni te vetja. Pranojeni veten ashtu siç është, pa pritje dhe me zemrën neutrale, të lirë nga antipatitë. Me praktikë, kjo teknikë do t’ju ndihmojë që të zgjidhni nyjet tuaja sentimentale.
V-Të dobësoheni njëherë e përgjithmonë
Hani pak. Jepini biçikletës dhe këto vetëm e vetëm që të hiqni ato tre apo katër kilogramët e tepërt që keni vënë me kalimin e kohës. Por duhet të kini parasysh se nëse dilni kundër vetes, nuk do t’ia dilni kurrë për t’u dobësuar. Ja përse funksionojnë mënyrat që “punojnë” me mendje, për të riprogramuar mekanizmat automatikë, që ndonjëherë ju bëjnë të kaloni kufijtë në momentin kur jeni në tryezë.
Strategjia është: PNL
PNL-ja ose programacioni neurolinguistik bazohet te vizionet apo shikimet. “Bëhet fjalë për imazhe të fuqishme mendore, të cilat ndikojnë mbi të pandërgjegjshmen, për të korrigjuar sjelljet e gabuara”, thotë Debora Conti, trajnerja e PNL. Ndaj, nëse jeni gjithmonë të uritur, provoni metodën e mëposhtme. Edhe pse do t’ju duket e çuditshme, ajo, në fakt, do t’u japë rezultate të cilat nuk i keni provuar asnjëherë më parë.
1. Teksa qëndroni në dhomën tuaj, vendosni muzikë në sfond dhe mbyllni sytë për t’u qetësuar.
2. Imagjinoni sikur në njërën dorë keni pirunin dhe në tjetrën një tullumbace të fryrë. Shpojeni. Ajo do të shfryhet dhe ju instinktivisht do ta çoni dorën me “ushqim” te goja. Do të ndjeni aromën dhe do të përtypeni ngadalë.
3. Më pas, tullumbacja e shfryrë ju bie në tokë dhe ju duhet të mundoheni ta merrni me pirunë (në mënyrë imagjinare sigurisht). Merrni frymë ngadalë dhe këtë gjë përsëriteni disa herë përpara se të uleni në tavolinë. Kjo metodë do t’ju ndihmojë për ta ngrënë ushqimin me ngadalë. Pasi, nëse do të hani ngadalë, do të ngopeni edhe më shpejt.
VI- Çlirimi prej ankthit me anë të “pickimit”
Zgjoheni në mëngjes dhe nuk keni kohë as të hapni sytë, ndërsa shqetësimet ju “pushtojnë” nga çdo anë. Madje kjo gjë ju ndodh edhe gjatë fundjavës! Buzëqeshni dhe provojeni menjëherë këtë taktikë.
Strategjia është: EFT
Teknika Emocionale e Lirë (Emotional Freedom Technique-EFT) është pjesë e Psikologjisë së Energjisë, një risi që thekson njohuritë e mjekësisë kineze. “Kjo teknikë konsiston në piketimin (pickimin-tërheqjen) të nëntë pikave të trupit për të çliruar energjinë negative”, thotë Eleonora Prazzoli, psikoterapistja dhe trajnuesja e EFT. Mjaftojnë 10 minuta në ditë për të lehtësuar çrregullimet psikologjike dhe fizike.
Veproni kështu
1. Relaksohuni, përqendrohuni dhe pyesni veten se çfarë ju shqetëson më shumë?
2. Ndërkohë që i përgjigjeni dikujt nga ana tjetër e telefonit për menaxhimin e një mbledhjeje në punë për shembull, tërhiqni butësisht flokët ose lëkurën e kokës në pjesën ballore (piketoni mesin e saj).
3. Këtë gjë përsëriteni tre herë, më pas me të njëjtën mënyrë piketoni disa pika të tjera: vetullat, mollëzat, pjesën midis hundës dhe buzës, mjekrën, klavikulat, pjesën anash gjoksit si dhe pulset.

Shtatë rregullat për të pasur sukses
1. Bëni një listë dhe vini rregull (rendisni) mes prioriteteve tuaja.
2. Tregojeni projektin tuaj në familje. Kjo shërben për t’ju mbajtur të motivuar dhe për të qenë më të përgjegjshëm.
3. Formuloni një plan veprimi. Sapo të keni të qartë qëllimin, identifikoni fazat për ta bërë sa më konkretë.
4. Vendosini vetes një afat. Vetëm kështu nuk do të humbni përqendrimin dhe vullnetin.
5. Përdorni pusullat. Në to shkruani objektivat dhe ngjitini në vendet më të dukshme në shtëpi, në këtë mënyrë do t’i keni gjithnjë përpara syve.
6. Shijojeni “udhëtimin”. Mos mendoni vetëm për qëllimin: gjithçka që do të bëni, duhet t’ju japë kënaqësi.
7. Festojini sukseset tuaja, sido qofshin ato, të mëdha ose të vogla. Kjo do t’ju kujtojë se keni qenë të zotë dhe se po ecni në rrugën e duhur.
N.A

Related

Stil & Psikologji 5466348384356671930

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item