Gjakderdhje në kufirin Maqedoni-Greqi, vritet një emigrant

Një refugjat është vrarë, kurse dy të tjerë janë lënduar sot gjatë rrahjes mes migrantëve në anën greke të kufirit me Maqedoninë, shkr...


Një refugjat është vrarë, kurse dy të tjerë janë lënduar sot gjatë rrahjes mes migrantëve në anën greke të kufirit me Maqedoninë, shkruan edicioni elektronik i gazetës greke “ Katimerini”.
Sipas gazetës, rrahja e cila ka ndodhur herët në mëngjes, ka filluar mes dy grupeve  të emigrantëve që kanë pritur të futen në Maqedoni. Shkaqet për këtë incident tani për tani nuk dihen.
“Katimerini” thekson se në 24 orët e fundit nga Greqia në Maqedoni kanë kaluar 2.000 emigrantë, duke shtuar se kalimi i kufirit zhvillohet pa pengesa.
Disa organizata joqeveritare dhe aktivistë reagojnë për shkak se refugjatët nuk endosen në kampin e përkohshëm në fhsatin kufitar Idomeni, por presin në një pompë benzene 20 kilometra larg kufirit.
Sipas policisë greke, në kampin e përkohshëm në Idomeni janë vendosur rreth 500 refugjatë, kurse në pompën e benzinës në fjalë presin 39 autobusë, me gjitsej 2.000 efugjatë, të cilët presin të transferohen në zonën neutrale në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Related

Top Lajm 6586921437630111002

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item