Gëzuar ditëlindjen Gjeni!

Nga  Lirim Alija Ishte Nëntori i një kryeqyteti, por meqë bënte shumë ftohtë, më ngjante sikur të ishte një Dimër i madh. Hyra me të sh...


Nga Lirim Alija


Ishte Nëntori i një kryeqyteti, por meqë bënte shumë ftohtë, më ngjante sikur të ishte një Dimër i madh. Hyra me të shpejt në Pallatin e ëndrrave dhe takova Ismali Kadarenë. Edhe ashtu ai më kishte bërë Ftesë në studio. Edhe pse nuk kish Ra asnjë Mort ne prapë u pamë. Ishte duke shkruar Kronikë në gur. Mbi tavolinë pos shumë dokumenteve, kishte edhe Dosjen H. Pastaj disa emra femrash të shkruara me kujdes: Llora, Vajza e Agamemnonit, Princesha Argjiro...
Befas m'u shfaqën tërë ato personazhe si në Mbretërinë e Hankonatëve. Në çastin kur ai gjendej Përballë pasqyrës së një gruaje, desha t'i dhoroj disa Lule të ftohta marsi, mirëpo atij iu dukën si Qorfermane. Më tha se kjo ishte Kamarja e turpit. I thash se kam bërë tërë atë rrugë për të ju treguar se Kush e solli Doruntinën. Madje, rrugës tek po vija, aty te Ura me tri harqe, takova Gjeneralin e një ushtrie të vdekur. Menjëherë, me Gjakftohtësi, fillova t'i këndoj Tri këngë zie për Kosovën. Në atë çast, tek po zhvillonim Bisedë mes grilash, u afrua te dritarja në qelqin e së cilës kishin rënë ca pika shiu. Pas pak tha: i shikon ata Hije? Janë Kasnecët e shiut që gjëmojnë vazhdimisht. A të duket se e bëjnë Dasmën? Kjo nuk mund të bëhet kur Krushqit janë të ngrirë...Apo ndonjë Komision feste? Jo jo, ata tregojnë se Prilli u thye nga një Përbindësh. Këtë e kuptoj nga fakti i Ikjes së Shtërgut. Edhe unë do të ik, nuk mund të jetoj në këtë Qytet pa reklama. Nuk më pëlqen as Qyteti i jugut. Mos u bëj Spiritus, sikur nuk kupton. Për ata që mendojnë se Piramida ndërtohet duke bërë Koncert në fund të dimrit, si të them, është Mosmarrëveshje, është Darkë e gabuar. Ju mendoni se vërtet është Muzgu i perëndive të Stepës..?
Kjo, tha është Kohë barbare.
Aq shumë ishte i mllefosur me arritjet tona sa, mua m'u duk se, sërish për ne ishte kthyer Viti i mbrapshtë.
Pastaj vazhdoi: o Eskil, o humbës i madh, unë mund të bëj dialog vetëm me Alen Boskeen.
Nuk më pëlqente që ky takim të jetë një Stinë e mërzitshme në Olimp, as si ajo E Penguara, por një kënaqësi joshëse si ato të Pashallëqeve të mëdha...
Atëherë,
Gëzuar ditëlindjen Gjeni!

Related

Opinione 1711932521957092542

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item