Francë, refugjati sirian fiton 1 milion euro në lotari

Një refugjat sirian ka fituar 1 milion euro në lotarinë franceze. 30-vjeçari fitues mbërriti në Francë në vitin 2011 dhe që prej asaj ...


Një refugjat sirian ka fituar 1 milion euro në lotarinë franceze. 30-vjeçari fitues mbërriti në Francë në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe ka bërë punë të ndryshme. Mësohet se ai i ka marrë paratë e tij që në qershor të vitit që lamë pas, mirëpo këtë javë kjo është bërë publike, pasi Federata franceze konfirmoi lajmin për gazetën “Le Parisien”.
Sipas mediave të huaja, ai i ka përdorur paratë për të blerë një apartament dhe dëshiron të sjellë në Francë edhe pjesën tjetër të familjes. Ai gjithashtu planifikon të hapë një restorant dhe të përmirësojë frëngjishten e tij.
Para mbërritjes në Francë, 30-vjeçari kishte një biznes të vogël në Siri, por u detyrua të largohej nga vendi për shkak të luftës së vazhdueshme. Kjo luftë ka vrarë më shumë se 250 mijë njerëz dhe më shumë se 1 milion refugjatë kanë mbërritur në Europë.

Related

Lajme te rralla 4938103251074636765

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item