FOTOT/ Hakmerret ish-gruaja e Putinit, martohet me biznesmenin 21 vjet më të ri

Ish-gruaja e Vladimir Putinit, Ludmilla është martuar me një djalë 21 vjet më të vogël se ajo, raportojnë burime nga Moska për “Daily Ma...


Ish-gruaja e Vladimir Putinit, Ludmilla është martuar me një djalë 21 vjet më të vogël se ajo, raportojnë burime nga Moska për “Daily Mail”.
Ish-zonja e parë, tashmë 58-vjeçare, ka ndërruar edhe emrin, pasi rezulton e e martuar me biznesmenin Arthur Ocheretny 37-vjeçar.
Kjo vjen në një kohë kur për Putinin u përfol se ka një lidhje me gjimnasten Alina Kabajeva, që është 30-vjeçare.
Putini dhe Ludmilla u ndanë zyrtarisht në korrik të vitit 2013. Që nga ajo kohë, ajo nuk ka dalë shumë në publik, ndërsa vetë Presidenti i ndalon pyetjet rreth jetës së tij personale.
Bashkëshorti i ri i Ludmillës, thuhet se drejton Qendrën e Komunikimit Interpersnal dhe një shtëpi botuese, të dyja nën pronësi të Ludmillës.
Më parë ai ka punuar në një kompani që kujdesej për aktivitetet dhe imazhin Partisë Rusia e Bashkuar të Putinit dhe “Gazpromit”.



Related

Botë 6163861124860580457

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item