Fotoja e shumëdiskutuar e luftëtarit të UÇK, flet e bija: E vërteta e lotëve të babait, luftëtarit nga Rahoveci

Kjo është ndër fotot më të diskutuara nga lufta e UÇK-së, por në rrjet gjithmonë ka thashetheme të ndryshme rreth saj. Lidhur me të ...


Kjo është ndër fotot më të diskutuara nga lufta e UÇK-së, por në rrjet gjithmonë ka thashetheme të ndryshme rreth saj.
Lidhur me të ka reaguar e bija e luftëtarit, Saranda Xhafer Kadiri
Letra e saj:
Për herë të dytë po reagoj publikisht për këtë çështje. Ka kohë që po ndihem e dëshpëruar nga komentet e pavërteta, të tipit: uniforma dhe lotët nuk shkojnë bashkë, ose këto lotë janë të njerëzve që lufta i ka zënë “zgabim”, pastaj komente prej më të ndryshmeve ku thuhet se ushtari në fotografi mbledh kanaqe, s’ka shtëpi, ka dalë në TV me lyp ndihmë etj. Prandaj, po i informoj të gjithë.
Babi im, Xhafer M. Kadiri nga Rahoveci, me dëshirë, vullnet e guxim, ka vendosur të marrë pjesë në Luftën Çlirimtare të Kosovës. As nuk e ka zënë lufta “zgabim”, as nuk e ka detyruar apo paguar askush t’i bashkohet ushtrisë. Atdhedashuria dhe fuqia e ndjenjës për çlirim e bashkim, ishin shtysat kryesore që ai të linte familjen dhe t’dashurit e tij e t’i bashkohet me siguri të plotë UÇK-së. Ata që e njohin personalisht e dinë shumë mirë këtë fakt. Kur jemi te lotët, personalisht mendoj që lotët dhe uniforma shkojnë bashkë më shumë se çdo gjë tjetër, qofshin lotë gëzimi për çlirim, apo lotë dhimbjeje për humbjen e bashkëluftëtarëve.
Në këtë rast, fotografia është bërë më 12.11.1998 në fshatin Reti të Rahovecit, dhe lotët në sytë e babit tim shprehnin dhimbjen e thellë për humbjen e dy komandantëve dhe shokëve të tij, Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici. Sa u përket dezinformatave të tjera, ushtari në fotografi është BABI IM, nji njeri i thjeshtë si plot të tjerë, punon ndershëm dhe pastër për me i dal zot familjes dhe me i arrit qëllimet e veta dhe të familjes së tij. Ai mirret me blegtori dhe bashkë me familjen e tij përkujdeset për fermën e tij, dhe mundohet në çdo mënyrë me i qëndru besnik punës, familjes, njerëzve dhe atdheut. Edhe këto i dinë shumë mirë të gjithë që e njohin personalisht. Nuk është e vërtetë që ai ka kërku ndihmë prej dikujt, në videon e shumë përfolur dhe me gjasë të keqkuptuar nga një numër i madh individësh, ai thjeshtë ka treguar për shkeljen dhe mungesën e trajtimit në mënyrë të duhur të kategorive të luftës nga ana e pushtetit. Ka kohë që kjo fotografi po përdoret për qëllime të caktuara politike apo interesa të tjera personale nga individë apo grupe të caktuara, po e qartësoj që, asnjëherë babi im nuk ka pasur përfitime personale nga këto “lojëra”.
Kërkoj që nëse hasni në këso lloj komentesh t’u tregoni njerëzve realitetin, mos e keqpërdorni luftën e drejtë dhe vlerat e saj, mos përdorni askë për qëllime personale, mos bini pre e informatave të pavërteta.
Për fund, i përshëndes dhe i falënderoj të gjithë ata që kanë shprehur vazhdimisht respekt dhe dashuri per babin, për luftën, për dëshmorët dhe familjet e tyre, për të pagjeturit dhe për ATDHEUN.
Mbetshi mirë.

Related

Kosovë 8566765471020768890

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item