FOTO: Vila, lokale, pika karburantesh… Ja kush ia ka parë hajrin Shqipërisë

Vila, lokale dhe pika karburantesh. Janë pronat e nje gjyqtareje dhe nje prokuroreje ne Korce – sipas emisionit Fiks Fare. Ky emision...


Vila, lokale dhe pika karburantesh. Janë pronat e nje gjyqtareje dhe nje prokuroreje ne Korce – sipas emisionit Fiks Fare.
Ky emision solli dje me pamje disa prej pronave te gjyqtareve dhe prokuroreve në qytetin e Korçës. Nuk bëhet fjalë për ora apo aksesorë të tjerë të shtrenjtë, por për vila, lokale dhe pike karburantesh.
Megjithëse rrogat dihet sa janë, një vilë luksoze, trekatëshe që ndodhen në bulevardin “Republika” në Korçë, njihet si pronë e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës,Entela Priftit, dhe bashkëshotit të saj.
Ndërsa pika e karburantit në bulevardin “Fan Noli”, e dhënë me qera një kompanie private, është pronë e prokurores së Apelit, Irena Balli.
Qytetarët e Korçës e njohin vilën trekatëshe ku ndodhet lokali “Find Four”, si lokalin e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës. Punonjësit tregojnë se është një objekt ku janë investuar rreth një milion e gjysëm euro.
Sipas tyre, në atë objekt është punuar dhe investuar për katër vjet e gjysëm.
Fiks Fare e ka filmuar kryetaren e Gjykatës së Apelit të Korçës, e cila pasi del nga shtëpia, para se të shkojë ne punë, në institucionin që drejton prej 9 vjetësh, në orën 9.30 ndalesën e parë e bën në lokalin e familjes. Pasi pi kafe në lokalin “Find Four”, me automjetin fuoristradë drejtohet për në Gjykatën e Apelit të Korçës.
Po në qytetin e Korçës, një prokurore pranë gjykatës së Apelit, Irma Balli, njihet si bashkëpronare e një pike karburanti që ndodhet brenda në qytet.
Fiks Fare konktatoi me një nga bashkëpronarët e pikës së karburantit, i cili është vëllai i prokurores. Në bisedë e sipër ai tregon se këtë pronë e ka në bashkëpronësi me motrat, njëra prej të cilave është prokurorja pranë Gjykatës së Apelit të Korçës, Irma Balli,




Related

Kronika 2472919957736518487

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item