“Forbes” paralajmëron Trump: Ja të vërtetat për Putin

Lëvdatat në distancë ndërmjet Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk kanë tingëlluar edhe aq mirë tek amerikanët, ku mediat vendase, për di...


Lëvdatat në distancë ndërmjet Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk kanë tingëlluar edhe aq mirë tek amerikanët, ku mediat vendase, për ditë me radhë i kanë cilësuar konsideratat reciproke mes tyre si elozhe.

Lëvdatat në distancë ndërmjet Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk kanë tingëlluar edhe aq mirë tek amerikanët, ku mediat vendase, për ditë me radhë i kanë cilësuar konsideratat reciproke mes tyre si elozhe.

Lavdërimi që Putin i bëri Trumpit, si “një njeri shumë i shquar dhe padyshim i talentuar”, i është kthyer menjëherë nga kandidati republikan për President, i cili e konsideroi shefin e Kremlinit, si një njeri shumë të respektuar, jo vetëm në vendin e tij, por edhe më gjerë.

Revista “Forbes” ka realizuar një shkrim, ku në vetëm 7 pika paralajmëron kandidatin republikan se, Vladimir Putin nuk është ashtu siç duket. Putin “vret gazetarët, vret kundërshtarët politikë dhe...pushton vendet”.

Së pari - liston “Forbes”, - Trump duhet të dijë se Putin ishte ai, që urdhëroi luftën kundër Ukrainës, që sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara ka vrarë më shumë se 9.000 vetë dhe ka lënë të plagosur 21 mijë të tjerë. Ushtarë dhe civilë po vriten çdo ditë, pavarësisht një ujdie mes Kievit dhe Moskës. Ndërkaq, më shumë se gjysmë milion njerëz janë zhvendosur dhe pothuajse 4 milionë po jetojnë mes dëshpërimit.

Së dyti, Trump duhet të dijë - shkruan “Forbes”, - se Putin i ka shpallur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n si armiq, që kanë tendenca të qëllimshme ndaj Rusisë.

Së treti, Trump duhet të marrë parasysh të gjitha dyshimet, që lidhin Putinin me shpërthimet në disa ndërtesa në Moskë në shtator të vitit 1999, ku më shumë se 300 vetë u vranë dhe 1.700 u plagosën. Bombardime këto, që i hapën rrugë luftës çeçene, e pas gjithë këtyre zhvillimeve Putin u zgjodh President në vitin 2000.

Së katërti - liston “Forbes”, - Trump duhet të kuptojë se, Putin nuk heziton të gënjejë publikisht në lidhje me çështje të rëndësishme politike, të tilla si deklarata për shtyp në prill, kur tha se “nuk kishte më trupa ruse në Ukrainë”. Ndërkohë që këtë deklaratë, ai e tërhoqi në një konferencë për shtyp në dhjetor të 2015-s.

Ndërkohë së pesti, revista “Forbes” i kujton Trumpit se, Rusia listohet si vendi i 7 në botë, pas Pakistanit, si vendi më i rrezikshëm për gazetarët. Iraku dhe Siria janë në krye, ndërsa Rusia është i vetmi vend europian në këtë listë.

Së gjashti, por jo më pak i rëndësishëm, është fakti se, nën udhëheqjen e Putinit, në Rusi ka pasur të paktën 8 vrasje politike me rëndësi kombëtare, pa llogaritur vrasjet e politikanëve në rajone të ndryshme të vendit.

Së fundi, “Forbes” e mbyll me faktin se, Putin dhe paria e tij kanë vjedhur një pjesë të madhe të pasurisë së Rusisë. Me siguri, ky artikull i prestigjiozes amerikane nuk është një mesazh vetëm për Donald Trump, por kërkon të sjellë në vëmendjen e lexuesve, anët e errëta të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Related

Top Lajm 8245422124095754386

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item