Flutura Açka i përgjigjet Ramës: Prostitutat u kanë zbukuruar jetën

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Luan Rama i cilësoi dje si “triller prostitutash” lajmet që implikonin Ilir Metën me aferën e Kastriot Is...

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Luan Rama i cilësoi dje si “triller prostitutash” lajmet që implikonin Ilir Metën me aferën e Kastriot Ismailaj dhe supozohej se kishte një shkëmbim mesazhesh mes tyre.
Kjo deklaratë e Ramës duket se ka irrituar shkrimtaren dhe botuesen Flutura Açka e cila i është përgjigjur duke thënë se “prostituat u kanë zbukuruar jetën politikanëve”.
Ja përgjigja e saj:
Po mua me duket si ‘triller horrash’, z. Rama
Sigurisht, nuk po merrem me lajmin qe solli lajmin, sepse komenti do te ishte shume i gjate, dhe gjuha mund te ma tradhetonte urtesine. Po merrem vetem me shprehjen e perdorur nga politikani yne, nje djale qe e njoh dhe e cmoj per natyren e tij paqetore: “triller prostitutash” ne fjalen e tij.
Pjesa me e madhe e politikaneve shqiptare duhet te shpelajne gojen para se te perdorin termin “prostitute”, pasi shume syresh (edhe ato shqiptare mes tyre), jane shume me te ndercme se ata, por edhe sepse shpesh u kane sherbyer me hiret e tyre, duke ua zbukuruar jeten e tyre luksoze por te zymte (shpesh prej pengjeve te luksit te tyre), por edhe sepse eshte antihumane ne ditet e sodit te perdoresh termin “prostitute” sa kohe cdokush pergjigjet vete per trupin e vet.
Eshte rasti t’i kujtoj politikanit tone se eshte tashme nje debat i t i hapur publik sot ne bote mbi kete ceshtje. Madje edhe mes Amnesty International dhe shoqatave per mbrojtjen ndaj trafikut, nese profesioni i prostitutes te jete nje e drejte ligjore dhe morale?
Debat ky qe ka perfshire figura shume te njohura te artit dhe medias. Qe te mos e zgjas, po i rekomandoj zotit Rama, dhe ndokujt qe do t’i duhet ndonje dite, te perdore togefjaleshin “triller horrash”. Ju shkon mire edhe me gjinine, edhe me bemat.

Related

Opinione 3431466938636005196

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item