Fjolla Morina: Me ish-të dashurin nuk merrem më, kam gati një klip hot

Fjolla Morina ka qenë padyshim një ndër personazhet më në qendër të vëmendjes vitin që lamë pas. Lidhja, ndarja, shtatzënia, lindja e më...


Fjolla Morina ka qenë padyshim një ndër personazhet më në qendër të vëmendjes vitin që lamë pas. Lidhja, ndarja, shtatzënia, lindja e më pas konflikti fizik me ish-partnerin e kanë shndërr
uar në një vit të ngarkuar për këngëtaren seksi, të paktën në sytë e publikut, pasi për vetë Fjollën nuk ka qenë kështu.

Në një prononcim dhënë për “Bluetooth”, këngëtarja kosovare rrëfen se 2015-ta është ndër vitet më të mira për të. “Ka qenë një vit i mrekullueshëm, pasi solla në jetë Alayah. Padyshim ndër vitet më të mirë në jetën time”, shprehet Fjolla. Nata e ndërrimit të viteve e ka gjetur në punë, duke thënë se pati një darkë festive, duke kënduar në Shqipëri. Sa i përket ish-të dashurit, duket se ka lënë gjithçka pas.
“Nuk merrem më me atë çështje, sepse nuk ia vlen. As nuk kam ndërmend për padi dhe asgjë të tillë, për mua është një kapitull i mbyllur”, ka thënë bukuroshja. Ndërkaq, ajo po përgatit klipin e radhës, që duke njohur natyrën e saj, e dimë që bëhet fjalë për diçka shumë seksi.
“Nuk dua të zbuloj shumë detaje, pasi jam duke realizuar klipin e radhës dhe dua të lë gjithçka surprizë. Është një bashkëpunim me një këngëtar shqiptar. Natyrisht që do të jetë diçka shumë hot”, përfundon Fjolla.

Related

Showbiz 6077007737006008481

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item