Fevziu: Rama dhe Meta se durojnë dot njëri-tjetrin, madje e përçmojnë

Një ditë pasi shkruante se koalicioni Rama-Meta ka rënë, sot Blendi Fevziu ka bërë një histori të marrëdhënieve të tyre. Ai thotë se a...

Një ditë pasi shkruante se koalicioni Rama-Meta ka rënë, sot Blendi Fevziu ka bërë një histori të marrëdhënieve të tyre.
Ai thotë se ata nuk e durojnë dot njëri-tjetrin.
Madje, sipas Fevziut, ata përçmohen, por detyrohen të qendrojnë bashkë për shkak të pushtetit.
“Histori e gjatë dhe e vështirë kjo mes Ramës dhe Metës. Një histori që nuk nis me koalicionin e tyre qeveritar dhe me gjasë nuk mbaron aty. Një histori mes dy njerëzve që në jetë nuk e kanë duruar njëri – tjetrin, që më gjasë e kanë parë gjithnjë me bezdi e përçmim dhe që zoti i ka detyruar që jo rrallë të shpërndajnë buzëqeshje të përbashkëta, përqafime por edhe shigjeta plot helm. Një histori tipike politike, dashurie për sy e faqe dhe urrjetje të sinqertë, që mbush tashmë thuajse 2 dekada. Dy njerëz që janë të dënuar të bashkëpunojnë për numra, me gjasë, pa rreshtur së menduari momentin kur do t’a flakin përfundimisht tjetrin tutje. Historia mes tyre nis në fillim të viteve ’90 – të…
Edi Rama dhe Ilir Meta asnjëherë s’e kanë rrëfyer se kur dhe si e kanë njohur për herë të parë njëri – tjetrin. Duket ka qenë e parëndësishme, nuk e kujtojnë ekzaktësisht as vetë, ose askush nuk i ka pyetur për këtë. Por edhe kjo s’ka shumë vlerë. Mund të ketë ndodhur në Klubin e famshëm “Cupi” tek Piramida, ku mblidheshin opozitarët e athershëm të Presidentit Berisha, mund të ketë qenë më vonë, në “Bar Uestin” e famshëm apo mbase në një lokal të harruar të një militanti demokrat diku në Pazarin e ri. E rëndësishme është që në momentin e parë që janë ulur me njëri – tjetrin, Rama padyshim që ndjente bezdi nga njerëzit që merreshin me politikë dhe visheshin me kravatë, ndërsa Meta një lloj distance nga publicisti dhe piktori ekstravagant që mbante vath në vesh dhe ecte rrugëve të Tiranës me pantallonat me palën e lëshuar. Me normat e PS që vinte nga PPSH, Rama nuk gjente asnjë mundësi karakterizimi. Ishin dy tipa kaq të ndryshëm që përfaqësonin edhe kategori shoqërore pa asnjë lidhje me njera – tjetrën.
Por nëse shtrëngimi i parë i duarve mes tyre nuk është folur kurrë, takimi i parë politik është i regjistuar në një kronikë televizive dhe madje në një foto në shkallët e selisë së qeverisë, foto e propozuar nga vetë Rama. Ata u ulën në të njëjtën ditë në tavolinën e Qeverisë Nano në Prill 1998, Rama si Ministër Kulture dhe Ilir Meta si Sekretar Shteti për punët e Jashtme. Të dy anëtarë qeverie në të njëjtën ditë, ata po vendosnin mbi tavolinën e kabinetit edhe ambiciet e tyre të pamasa. Ambicie që do të dominonin jetën politike të së majstës që nga 2005.
Bashkëpunimi i tyre real politik nis këtu. Një bashkëpunim plot ulje e ngritje, intriga dhe prapaskena, thelbi i të cilave ka qenë motoja: interesat na bashkojnë gjithcka tjetër na ndan…”, shkruan Fevziu, që më pas tregon atë që të gjithë e dinë, se si ka qenë marrëdhënia e tyre deri në ditët e sotme.

Related

Opinione 3413952663532552619

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item