Familja Mitsotakis drejt rikthimit në pushtet. Djali i ish-kryeministrit zgjidhet në krye të Demokracisë së Re

Eksperimentit me Aleksis Tsipras duket se po i vjen fundit. Zhgënjimi i grekëve po i jep kohë opozitës konservatore të ridimensionohet...


Eksperimentit me Aleksis Tsipras duket se po i vjen fundit. Zhgënjimi i grekëve po i jep kohë opozitës konservatore të ridimensionohet në një kohë të shpejtë.Demokracia e Re ka zgjedhur liderin e ri të saj pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Samaras dhe drejtimit provizor të opozitës nga Vangelis Meimarakis. Kryetari i ri i Demokracisë së Re te do të jetë Kyriakos Mitsotakis, djali i ish-kryetarit dhe ish-kryeministrit Konstandinos Mitsotakis.
Ai fitoi bindshëm garën me Vangelis Meimarakis duke rikthyer të djathtën konservatore greke në traditën e trashëgimit të pushtetit.48 vjeccari është produkt i Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe u vlerësua me ccmim për punimin e tij lidhur me politikën e jashtme amerikane ndaj Greqisë në periudhën 1977-1985.
Më pasi ai punoi se analist pranë Chase Investment Bank në Londër dhe pas vitit 1991 vazhdoi studimet master në Universitetin e Stanfordit në SHBA, duke e përmbyllur ciklin e plotë të studimeve për Menaxhim Biznesi në Harvard Business School
Ai u akuzua për ryshfet nga kompania SIEMENS dhe ishte në qendër të publikimeve në lidhje me skandalin e kompanisë gjermane  në Greqi. Në qershor të vitit 2008 atij iu gjetën fatura të ndryshme për pajisje elektronike, të cilat ishin  shlyer në 2 qershor, vetëm disa ditë më pas ndërhyrjes së Prokurorisë./ Respublica

Related

Bota 7863105857107131577

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item