Europol jep alarmin: Rrezik sulmesh terroriste në Europë

Organizata terroriste ISIS po planifikon sulme të tjera në Europë, por në shkallë masive. Paralajmëri erdhi sot nga drejtori i “Europo...


Organizata terroriste ISIS po planifikon sulme të tjera në Europë, por në shkallë masive. Paralajmëri erdhi sot nga drejtori i “Europol”-it, Rob Wainëright.
Kreu i Europolit tha se, “Shteti Islamik është duke u përgatitur që të kryejë sulme në shkallë të gjerë në Europë, të ngjashme me ato të vitit të kaluar në kryeqytetin francez, Paris”. Sipas tij, Shteti Islamik në mënyrë aktive është duke e përqendruar vëmendjen e tij, në kryerjen e këtyre sulmeve në Europë, shkruan “The Guardian“.
“Analistët e Europolit shprehen se ISIS-i po përgatit sulme të mëtejshme në shtetet anëtare të BE-së, kryesisht në Francë”,- tha Wainëright gjatë fillimit zyrtar në Amsterdam të Qendrës së re Europiane kundër terrorizmit.
Rob Wainëright, është kreu i Europol-it, organizatës me bazë në Hagë që koordinon përpjekjet policore të BE-së mbi terrorizmin dhe krimin e organizuar.
Komentet e tij, janë bërë në një takim të ministrave të brendshëm në Amsterdam.
Aty ministri i Brendshëm i Francës tha se, terroristët islamikë kishin planifikuar për të sulmuar një tjetër koncert në Paris dhe të kryenin një vrasje masive në rrugët e kryeqytetit.
Bernard Cazeneuve ka mbrojtur vendimin e qeverisë për të ruajtur gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur pas të shtënave dhe shpërthimeve nëpër Paris, më 13 nëntor, që lanë 130 persona të vdekur, duke përfshirë 89 në sallën e koncerteve Bataclan.

Related

Top Lajm 3678175491999239214

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item