Emigranti i parë shqiptar në Amerikë

Nga Naum Prifti Emigrantin e parë shqiptar në Amerikë tani e dime nga librushka e Konstandin Demos apo Nini Demos, sikurse njihej n...

Nga Naum Prifti


Emigrantin e parë shqiptar në Amerikë tani e dime nga librushka e Konstandin Demos apo Nini Demos, sikurse njihej nga shqiptarët e kohës së tij që jetonin në Boston, ose në qytetet afër tij. Konstandin Demoja pati idenë e mirë të botonte një libër modest, me sakt një libërth apo librushkë me titull Shqiptarët në Amerikë, apo imigrantët shqiptarë në Amerikë. Ai vëren se i pari emigrant shqiptar që erdhi në Amerikë qe Kolë Kristofori nga Katundi, një fshat i vogël pranë fshatit Qytezë të Kolonjës. Edhe vetë Nini Demoja qe  nga Katundi. Këto fshatra shqiptare shtrihen në veri të Qafëzezit dhe njihen me emrin e përbashkët fshatrat e Vakëfit, sepse dikur ato qenë pronëe e Kishës.
Ninoja vëren se Kolë Kristofori erdhi në Amerikë në vitin 1884 dhe pasi punoi këtu dhjetë vjet u kthye në fshat me qesen mbushur me para dhe i veshur me rroba të ngushta alla frënga, jo me shallvare, as me kaftan, sikurse mbanin përgjithësisht fshatarët e asaj ane, por me veshje europiane. Nuk përjashtohet mundësia që edhe para tij të kenë ardhur shqiptarë tjerë, sikurse përmendet një prift katolik nga veriu, por ai apo ata ta erdhën si vizitorë me misione të ndryshme jo emigrantë ekonomikë si Kole Kristofori. Me vonë Kola u dorëzua prift dhe punoi si meshtar ortodhoks në disa qytete ku kishte emigrantë shqiptare.
Sqarojmë se shumë fshatra në krahinën e Korçës i kishte lënë vakëf feudali i madh Iljaz Bej Mirahori në fund të shek. XV. Edhe kisha e krishterë krijoi vakëfe me anë dhuratash dhe testamentesh të besimtarëve, sepse vakëfet kishin disa favore shtetërore.
Librushka e Konstandin Demos ka interest ë veçantë për historikun e emigracionit shqiptar në Amerikë, ndaj Peter Prifti e përktheu edhe anglisht që të kishte një përhapje më të gjerë edhe te brezi ri.
Nini Demoja pati idenë që t’i luteshin Fan Nolit të shkruante parathënien për librushkën dhe Peter Prifti shënon se nuk besonte që Noli do të pranonte t’i bënte parathënien një vepre të rëndomtë apo tepër modeste, por Noli e pranoi me kënaqësi kërkesën e zotit Konstandin Demo dhe midis të tjerash shkroi se ajo ishte një broshurë që meritonte të lexohej nga çdo shqiptar.
Rrëfimi i autorit Konstandin Demo shquhet për vërtetësi dhe thjeshtësi. Ai sjell mbresat e tij jo si historian, as si letrar, por thjesht si emigrant i komunitetit shqiptar në Amerikë. New York. E diel 10 Janar 2016.

Related

Top Lajm 665741064886409662

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item