Edi Rama, incident telefonik me shahistin Fatos Muça

Kryeministri Edi Rama pasi ka përfunduar dje takimet e punës në Durrës, ka shkuar për drekë tek restorant “Piazza” pranë portit, i sho...


Kryeministri Edi Rama pasi ka përfunduar dje takimet e punës në Durrës, ka shkuar për drekë tek restorant “Piazza” pranë portit, i shoqëruar nga Vangjush Dako e kompani, shkryan “Lapsi.al”. Në drekë, përveç grupit të Gjushit, kanë ardhur edhe ministri Saimir Tahiri dhe deputeti i LSI, Spartak Braho.
Sipas “Lapsi.al”, në një moment afërsie me kryeministrin, Baba Taku ka përfituar për të bërë një ndërhyrje dhe i ka kërkuar Ramës t’i japë një pension special si mjeshtër i sportit, shahistit të njohur durrsak, Fatos Muça. “Nuk ia bëre atë pensionin Fatosit, shikoje pak”,- ka thënë Baba Taku dhe Rama është treguar pozitiv.
I entuziasmuar nga gatishmëria e pazakontë e Ramës, Baba Taku ka marrë në telefon Fatos Muçën dhe për t’i bërë surprizë ia ka kaluar telefonin Ramës, pa i treguar Muçës se me kë po fliste.
“Hë mo Fatos, ça u bë me atë pensionin tënd”,- i ka thënë Rama në telefon. Shahisti, edhe pak i thyer në moshë, e ka ngatërruar zërin e kryeministrit me atë të një polici veteran durrsak, Albert Pilo.
“Po ç’pyet kot mor burrë. Ku bën gjë ai shalgjati, ai vetëm gënjen…” dhe ka vazhduar me disa sharje të tjera që e kanë lënë si guak Ramën në tel.
“Ore ky më shau mor burrë”,- i ka thënë Baba Takut, i cili gjithashtu nuk dinte ç’të thoshte, shkruan Lapsi. Pas kësaj ngjarje, më të lehtë mund ta ketë Baba Taku të marrë pension special se sa Fatosi i pafat./lapsi.al/

Related

Shqipëria 7919885075218353176

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item