E fusin në lojëra seksuale sadomazokiste dhe e vrasin pasi…

Në momentet e fundit e jetës, ajo që mund të shkruante Brittany Killgore në mesazhin e celularit, ishte ‘ndihmë’. Ishte një lutje e...


Në momentet e fundit e jetës, ajo që mund të shkruante Brittany Killgore në mesazhin e celularit, ishte ‘ndihmë’.
Ishte një lutje e dëshpëruar nga një grua, e cila e dinte që ishte në rrezik.
Por nuk ishte mjaftueshëm për ta shpëtuar.
Katër ditë më vonë, e abuzuar dhe me plagë në trup, ajo u gjet e hedhur në një kanal.
Brittany nuk kishte shumë që kishte vendosur të divorcohej me të shoqin, që jetonte në anën tjetër të botës.
Ajo dhe ushtaraku Cory Killgore, kishin dy vite të martuar, kur Brittany vendosi të aplikonte për divorc.
Cory ishte dërguar në Afganistan, ndërkohë që 22-vjeçarja Brittany kishte mbetur në shtëpinë e tyre, në Kaliforni, pranë një baze ushtarake.
Por ndërkohë që martesa e saj po shkonte drejt fundit, Brittany kishte nisur të paketonte gjërat, për të jetuar pranë familjes së saj, në Mizuri.
E vetmuar, ajo i dërgoi mesazh një miku, duke i kërkuar ndihmë për zhvendosjen e gjërave.
Brittany ishte njohur rastësisht me rreshterin e marinës, Louis Ray Perez, kur ishte me një mik.
Ai ishte ushtarak prej 16 vitesh dhe Brittany mendoi se mund t’i besonte.
Kur ajo e pyeti nëse mund ta ndihmonte me zhvendosjen e gjërave të shtëpisë, ai iu përgjigj:“Festo me mua sonte dhe nesër do jem në mëngjes aty me pesë djem”.
Fillimisht ajo hezitoi, më pas ndërroi mendje, duke e ditur se kishte nevojë për ndihmë.
Mori me qira një fustan nga një mikeshë dhe u nis për në festë.
Prej asaj dite, nuk u pa më.
Të nesërmen, një mikeshë e saj vuri re se ajo nuk ishte.
Ajo kishte marrë një mesazh në telefonin e saj nga Brittany, ku shkruhej: “Ndihmë”.
Kur ajo e pyeti: “A je mirë”, mesazhi që iu kthye ishte: “Po, e adhuroj këtë festë”.
Por mikesha nisi të kishte dyshime.
Telefoni i saj u gjet nga një i pastrehë dhe të afërmit e saj nisën të vendosin postera nëpër qytet.
Policia mori në pyetje Louis.
Ai nuk ka një të kaluar kriminale dhe u dorëzua pa rezistencë.
Ai tha se e kishte lënë Brittany përpara një klubi, teksa po kërkonte parkim.
Kur u kthye, Brittany ishte zhdukur.
Pasi kërkoi për 30 minuta, ai u kthye në shtëpi.
Louis jetonte me të dashurën shtatzënë, Dorothy Marie Marglino, 36 vjeç dhe mikeshën e saj, Jessica Lynn Lopez, 25 vjeç.
Por policia zbuloi se ishte më shumë se një marrëdhënie treshe.
Policia kërkoi në makinën e Louis. Ishte e pistë, njësoj si këpucët e tij.
Ata gjetën një qese plastike me gjurmë gjaku, dorashka lateks, një armë tymuese dhe fije floku mbi një armë sulmi të vjedhur.
Më vonë u zbulua se ADN-ja përputhej me atë të Brittany.
Louis u arrestua dhe policia bastisi banesën e tij.
Aty nisi të dalë në pah e vërteta.
Një dhomë e banesës shërbente si ‘burg seksi’, e pajisur plotësisht me pranga, lodra seksi, etj.
Dorothy dhe Jessica shpjeguan se të dyja ishin në një marrëdhënie seksuale të çuditshme me Louis- ai ishte mjeshtri i tyre, Dorothy ishte dashnorja dhe Jessica ishte skllavja.
Të nesërmen, Jessica u gjet në një hotel me plagë në kyçet e duarve.
Ajo kishte bërë një rrëfim prej 7 faqesh, duke pranuar se e kishte mbytur Brittany për shkak se ishte e shqetësuar se Louis-it i pëlqente ajo.
Jessica pretendon se edhe ajo e preu trupin e Brittany dhe e hodhi në kanal.
Dhe veproi e vetme.
Atë pasdite, policia gjeti trupin e zhveshur të Brittany.
Ajo ishte mbytur, kishte prerje në këmbë dhe në kyçe.
Jessica u arrestua dhe u ngrit akuzë.
Por hetuesit nuk besonin se ajo kishte vepruar e vetme.
Ajo ishte skllavja në grupin e seksit, si mund të vepronte e vetme?
Më vonë u ngrit padi edhe ndaj Louis dhe Dorothy, që ishte shtatzënë. Ajo lindi një djalë më vonë.
Të tre u akuzuan për vrasje.
Mendohet se ata i kishin bërë ftesë Brittany-së të bashkohej me grupin e seksit, por ajo kishte refuzuar.
Gjurmët e saj të gjakut u gjetën edhe në ‘burgun e seksit’.
Ata e kishin detyruar të bëjë seks sadomazokist, përpara se ta vrisnin.
Të tre u gjetën fajtorë për rrëmbim, vrasje, torturë dhe krime seksuale dhe u dënuan me burgim të përjetshëm.
Nëna e Brittany, Michelle Wrest, tha pas verdiktit: “Vajza jonë ishte e bukur, brenda dhe jashtë. Por u ndesh me njerëz, që ishin monstra. Do na mungojë përjetë”.

Related

Kronika 2541812725548545472

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item