Duhani, nga një instrument fetar në drogë

Nga nisi zakoni i pirjes së duhanit, një “zakon i mallkuar” sipas mjekëve dhe Organizatës Botërore të Shëndetit? Historia e duhanit dh...


Nga nisi zakoni i pirjes së duhanit, një “zakon i mallkuar” sipas mjekëve dhe Organizatës Botërore të Shëndetit? Historia e duhanit dhe cigareve: nga një instrument fetar në drogë.
Tymi, në fillim të civilizimit njerëzor, nuk ishte objekt i konsumit në masë, por diçka e shenjtë: përdorej nga priftërinjtë. Ata të popujve Maja dhe Azteks, e kthenin tymin drejt Diellit dhe në drejtim të pikave kardinale për të komunikuar me Hyjnitë. Reja e tymit, “jo materiale”, ashtu siç mund të jetë një shpirt, ishte një instrument i rëndësishëm fetar.
christopher_columbus6.570Tymi i duhanit, i përdorur për herë të parë në kohën e zbulimit të Amerikës nga ana e gazetarëve, 
si Bartolomeo de Las Casas, ishte e zakonshme në mesin e Taino (popullsisë para-kolumbiane e cila jetonte në Santo Domingon e sotëm): “Indianët përziejnë frymën e tyre me barishten e quajtur pentum (ose tabago .”
Funksioni i pirjes së duhanit nga amerikanët ishte shkaktimi i ndërgjegjes së ndryshuar, e përdorur në sasi të mëdha. Duhani gjithashtu përdorej edhe për me fuqitë shëruese, ose i përzierë me hirin ose përdorej si një çamçakëz. Në të njëjtën mënyrë e përdorin edhe sot në Brazil, me shije që duken se janë pozitive në gojë dhe shëndetin e dhëmbëve të tyre (në bazë të studimit të dy dentistëve në Torino). Indianët e Amerikës së Veriut tymosmin me pipë, por vetëm në ceremonitë shpirtërore ose gjatë këshillave të të moshuarve.
Nga Amerika, duhani hyri në Evropë, i sjellë nga shokët e Kristofor Kolombit. Në vitin 1560 një ambasador portugez në Francë, Jean Nicot, promovoi duhanin si bimë mjekësore (dhe nga ai ka ardhur emri i nikotinës). Shumë shpejt pirja e duhanit u bë diçka e zakonshme në mesin e ushtarëve dhe marinarëve evropianë. Por kjo nuk do të thotë se në Evropë apo Azi kurrë nuk ishte pirë duhan para zbulimit të duhanit në Amerikë. Tymosej diçka tjetër.
Arianët e Iranit të sotëm dhe popullsia e lashtë e Shiitëve – të njohur nga historiani dhe udhëtari grek Herodoti – përdornin farë kërpi (Kanabis sativa), me fjalë të tjera marijuanë. Herodoti tregon: “Futen nën një tendë të bërë nga batanije dhe hedhin farën mbi gurë të nxehtë, farat digjen duke prodhuar një lloj tymi që asnjë banjo greke me avull nuk mund ta superojë. Shiitët buçasin nga gëzimi”.
Sumerët, kohë më parë, përdornin opiumin në ceremonitë e veçanta, në formën e topave të vegjël që gëlltiteshin, dhe ndoshta edhe e tymosnin. Opiumi në Lindjen e Largët dhe hashashi në Lindjen e Mesme, u bë shumë popullor që në Mesjetë. Opiumi u kthye në një të keqe shoqërore në Kinën koloniale, ku në fillim të shekullit të 19 shpërtheu Lufta e Opiumit.
Piktorë, si Adriaen Brouwer përhapën imazhin e një pirësi duhani me pipë dhe Sebastian Bach bëri një kompozim në nder të duhanpirësve. Në mesin e borgjeze të ftuar nëpër darka , ata ftoheshin për të pirë duhan në një dhomë të veçantë me një kostum të dhënë nga mikpritësi. Kur ata ktheheshin përsëri në dhomën e ngrënies e linin këtë xhaketë, të quajtur “smoking”, e cila vinte era tym. Kështu nuk shqetësoje me erën e pakëndshme nejrëzit e tjerë. Ndërsa duhani me pipë filloi kështu: Një ditë në vitin 1832 ushtarët muslimanë turq u përpoqën ta vinin duhanin në cilindra letre. Pra, shpikën cigaren, virusin më agresiv.
firecured_header.570


Dhe nga Turqia në Britani, nga Franca në Gjermani, makinat e revolucionit industrial filluan të prodhonin miliona e miliona cigare. Ky konsiderohej një evolucion: pak për efektet tonike të nikotinës dhe pak për cilësitë magjike të duhanit. Cigarja u konsiderua si një lloj dopingu për ushtarët në front, ashtu si duhani i pipave rekomandohej si një ilaç kundër tundimeve të natyrës seksuale. Gjatë Luftës Civile Amerikane ushtarët përdornin një duhan me shije më të butë dhe aromë më të mirë. Por në gjendje për të krijuar më shumë varësi. Industria e cigares përfshiu të gjithë botën.
Në vitin 1880 u shfaq një makinë në gjendje për të siguruar çmime të ulëta për prodhimin e sasive të mëdha të cigareve, ndërsa reklamat bënin punën e vet. Për shembull këshillohej përdorimi i cigares për të mbajtur linjat në vend të ngrënies së ëmbëlsirave. Në filmat e xhiruar gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore, pothuajse të gjithë yjet pinin duhan sa për t’u bërë shembull. Në fund të Luftës së Dytë Botërore stekat e cigareve që ushtarët amerikanë merrnin falas zëvendësonin paratë në transaksionet e tregut të zi. Pastaj bëheshin produkte shumë ta dashura nga qeveritarët për taksat mbi konsumin. Në vitet ‘50 dhe ‘6’, aktorët, këngëtarët, dhe shkrimtarët shfaqeshin me cigare kudo, në teatër, kinema dhe madje dhe në televizion. Cigaret kishin shndërruar totalisht përdorimin e shenjtë në një rutinë të përditshme për masat. Tani konsiderohet drogë.
**
Duhani në art
Shfaqja më e hershme e njohur deri më sot e zakonit të duhanpirjes në art është në një enë të fiseve maja në shekullin e nëntë. Menjëherë pas shpërndarjes së duhanit në Europë dhe Azi, ai u bë një element i përfshirë edhe në piktura. Piktorët e Epokës së Artë Holandeze ishin të parët që pikturuan portrete të njerëzve që pinin duhan. Për piktorët e Europës Jugore të shekullit të 17, një llullë ishte tepër moderne për t’u përfshirë në veprat e tyre të frymëzuara nga mitologjia greke dhe romake. Fillimisht duhanpirja konsiderohej si një gjest i ulët dhe fshataresk, ndaj pikturat e para u realizuan në mjedise bordellosh dhe tavernash. Më vonë, me rritjen e pushtetit dhe mirëqenies, duhanpirja u bë një praktikë fisnike. Kështu zotërinjtë filluan të ngrinin me elegancë nga një llullë në portretet e tyre zyrtare. Në shekullin 18, pirja e duhanit u bë një zakon që e humbi shkëlqimin mondan dhe u bë shumë popullor. Më tepër duhani vihet re në portretet ekzotike të influencuara nga orientalizmi. Shumë besojnë se këto portrete ishin një imazh superioriteti për kolonitë dhe për sundimin e gjinisë mashkullore në orientin e feminizuar. shte shekulli i 20 ai që e konsolidoi përdorimin e cigares në art. Artistët e shihnin atë si shenjë të shkrirjes me natyrën, si moderne, mendimprurëse dhe qetësuese. Cigarja në atë kohë ishte një simbol i autoritetit, mirëqenies dhe fuqisë. Artistë joshës si Marlon Brando dhe Xhejms Din mbanin si rastësisht në cep të buzës një cigare, kjo i bëri ata të ishin personifikimi i rebelimit dhe reklamimit të cigares. Në vitet ‘70 shkëlqimi i cigares humbi dhe filloi të shihej me syrin e dëmeve shëndetësore që shkaktonte, por përdorimi i saj nuk ndaloi.
Letërsia dhe duhani
Ashtu si dhe në fusha të tjera, duhani pati një histori të suksesshme edhe në letërsi. Shkrimtarët dhe poetët i portretizonin personazhet duhanpirës herë si individë madhështorë dhe egoistë, herë si njerëz ironikë, siç është figura e Sherlok Holmsit. Duhanpirja ka nxitur monologë dhe mendime të mrekullueshme në personazhet e novelave dhe romaneve të shkurtra.

Related

Top Lajm 8555730436291993098

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item