Doni ta lini duhanin? Provoni këtë dietë

Jeni gati për të lënë duhanin? Përpiquni të konsumoni më shumë perime dhe më pak mish dhe zëvendësoni filxhanin e kafesë me një gotë q...


Jeni gati për të lënë duhanin? Përpiquni të konsumoni më shumë perime dhe më pak mish dhe zëvendësoni filxhanin e kafesë me një gotë qumësht.
Një studim i Universitetit ‘Duke’ tregon se frutat, perimet dhe ushqimet e bulmetit bëjnë që cigarja mos t’ju shijojë më. Por mishi, kafja, dhe pijet alkoolike e bëjnë tymosjen një proces më të shijshëm, thotë psikologu i Universitetit, Joseph Mçlernon.
“Të gjithë e dimë, se njerëzit janë të varur pas duhanit për shkak të nikotinës,” thotë Mçlernon. “Por ne po mësojmë akoma më shumë se ka të bëjë gjithashtu edhe me efektet shqisore si shija, aroma dhe zakonet rutinore të tymosjes. Efektet e shijes janë të rëndësishme”. Mçlernon, gjithashtu një hulumtues në qendrën e Universitetit Duke për nikotinën dhe tymosjen, ka dëgjuar shpesh duhanpirës të thonë se disa ushqime dhe pije të caktuara e bëjnë cigaren t’u shijojë më shumë.
Ai filloi të pyeste veten se cilat ishin saktësisht këto ushqime dhe nëse kishte ushqime që të bënin ta largoje duhanin. Për të studiuar këtë çështje, ai pyeti 209 duhanpirës për listën e ushqimeve që përkeqësonin apo i bënin që duhani t’i shijonte. Këta duhanpirës kishin të paktën 21 vjet që tymosnin një paketë në ditë. Rreth gjysma e tyre ishin femra, dhe pothuajse të gjithë ishin me shkollë të lartë.
Afro 70% e duhanpirësve thanë se disa ushqime bënin që cigaret që pinin t’i shijonin. Këto ushqime kishin tendencën të ishin pije me kafeinë, pije alkoolike dhe mish. Çuditërisht, gati gjysma e duhanpirësve, 45%, thanë se disa ushqime i bënin që mos ta përjetonin mirë pirjen e duhanit. Këto ushqime ishin frutat e perimet, pijet pa kafeinë si uji dhe lëngu i frutave, qumështi apo dhe bulmetrat. “U suprizuam që duhanpirësit folën për ushqimet që e bënin duhanin të dukej se kishte shije të keqe,” tha Mçlernon.
Ata që pinin cigare me mente kishin gjasa të thonin se cigaret e tyre kishin të njëjtën shije pavarësisht çfarë ushqimi apo pije konsumonin. Rreth 90% e pjesëmarrësve me ngjyrë në studim konsumonin cigare me mente. “Kjo do të thotë, që ata do ta kenë më të vështirë të heqin dorë nga cigarja”, thotë Scott McIntosh, profesore e mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut.
McIntosh thotë se shumica e ekspertëve mendojnë se arsyeja që amerikanët me ngjyrë ka më shumë gjasa të tymosin cigaret me mente kjo vjen për shkak se ata janë më në shënjestër të reklamave të kompanive të tobakos. Por ky studim sugjeron se mentja zvogëlon efektin e shijes së duhanit. Nëse e konsumon duhanin dhe ai nuk të lë shije të keqe, ka shumë mundësi që të bëhesh i varur prej tij.
Mçlernon dhe McIntosh nënvizuan se këshilltarët u tregonin njerëzve që donin të linin duhanin të pinin sa më shumë ujë dhe të hanin sa më shumë karota dhe shkopinj selinoje. “Ideja është që ta fusësh një konsumues duhani gjithnjë në punë. Ai duhet të jetë i zënë, gojën dhe duart duhet t’i ketë të zëna në mënyrë që të mos i shkojë në mend për të pirë një cigare. I kemi kërkuar shpesh klinikave që t’i bindin pacientët të fillojnë të konsumojnë sa më shumë produkte qumështi, për të parë efektin që do të kenë tek duhanpirësit,” thotë McIntosh.

Related

Shëndeti dhe bukuria 7692949186087279666

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item