“Donald Trumpi” kosovar: Ja rivali i Thaçit për president

Për nga modeli flokëve, ka ngjashmëri me kandidatin për president në Amerikë Donald Trump, por idol i tij është ish presidenti amerikan, G...

Për nga modeli flokëve, ka ngjashmëri me kandidatin për president në Amerikë Donald Trump, por idol i tij është ish presidenti amerikan, George Washington.
Ismet Hebibi nga Juniku pretendon që shembullin e idhullit të tij amerikan ta jetësojë në Kosovë.

Ky burrë që me profesion është oftamolog, e që ka botuar libra me poezi e tregime, por edhe kolumne në gazeta, por pretendon se është kandidati i duhur për t’u bërë president i Kosovës.
Me ardhjen e tij në pushtet Hebibi premton se do të tërheqë marrëveshjen e Asociacionit të komunave serbe.
Kundërkandidati i Hashim Thaçit u premton mbështetje edhe ushtarëve të UÇK-së
Hebibi, ëndërra e të cilit thotë të jetë shkenca, po premton se me tu bërë president nuk do të ketë korrupsion në sistemin e drejtësisë.
Por Hebibi e di që nuk mundet t’i bëjë duke garuar si kandidat i pavarur, prandaj po kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës, raporton Expres.
Hebib Juniku, lajmin se do të kandidojë për president të Republikës së Kosovës e ka bërë publike edhe në tri faqet e tij në Facebook.

Related

Lajme 6542644879857730021

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item