Donald Trump po sillet si Hitleri, zgjedhja e tij katastrofë

Në një ese në ditën që e shënon Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, motra e Anne nga njerka e ka akuzuar Donald Trump që po vepron ...


Në një ese në ditën që e shënon Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, motra e Anne nga njerka e ka akuzuar Donald Trump që po vepron sikurse një Hitler tjetër.
Eva Schloss, tani 86 vjeçare, ishte shoqe e Frank në Amsterdam pasi që familjet e tyre ishin larguar nga Gjermania Naziste në vitet e 1930-ta.
Nëna e saj, Fritzi, ishte martuar me babanë e Anne pas Luftës së Dytë Botërore.
“Nëse Donald Trump bëhet presidenti i ardhshëm i SHBA-së, do të jetë një katastrofë totale”, ka thënë ajo për Newsweek, transmeton lajmi.net.

Anna Frank, vajza e famshme që shrkoi ditarin  e saj gjatë L. Dyte Boterore

“Unë mendoj se ai është duke vepruar si një Hitler tjetër duke shfaqur shenja të dukshme racizmi”, ka shtuar ajo.
Schloss kishte mbijetuar në Auswichtz ndërsa Frank dhe nëna e saj kishin vdekur në kampin e përqendrimit në Bergen-Belsen, raporton lajmi.net.
Trump nuk është hera e parë që akuzohet si një lider nazist, pasi që edhe në të kaluarën kundërshtarët politikë në Amerikë si dhe kritikët anë e mbanë e kishin akuzuar atë njësoj

Related

Botë 6775727880634637804

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item