Donald Trump bëhet çështje në parlamentin britanik

Kandidati republikan në garën për presidencën në SHBA, Donald Trump, mund të mos ketë simpatinë e pjesës më të madhe të ligjvënësve në p...


Kandidati republikan në garën për presidencën në SHBA, Donald Trump, mund të mos ketë simpatinë e pjesës më të madhe të ligjvënësve në parlamentin britanik, por pavarësisht kësaj ai do të lejohet që të hyjë në vend.

Parlamentarët britanikë shprehën mospëlqimin e tyre ndaj politikanit amerikan gjatë një debati që zgjati 3 orë, e që u zhvillua pasi 574 mijë njerëz nënshkruan një peticion për t’i ndaluar Trumpit hyrjen në ishull.

Në peticion thuhej se Britania e Madhe u kishte ndaluar hyrjen shumë individëve që me fjalimet e tyre nxisin urrejtje dhe se rregullat duhet të zbatohen në mënyrë të njëjtë si tek të pasurit, ashtu edhe  tek të varfërit.

E megjithatë, debati përfundoi pa një votim dhe u vendos se vetëm ministrja e Brendshme, Theresa May mund të lëshojë një urdhër për të penguar hyrjen e dikujt në vend. Por gjithsesi, politikanët britanikë e bënë të qartë se nuk i pranojnë pikëpamjet kontroverse të Trumpit, veçanërisht premtimin e tij për t’u ndaluar hyrjen myslimanëve në SHBA apo sugjerimet se pjesa më e madhe e emigrantëve meksikanë janë përdhunues apo trafikantë droge. 

Ligjvënësit përdorën epitete nga më të rëndat për Trumpin, duke e cilësuar atë një palaço apo të krisur.

“Nuk duhet të kesh një sferë magjike për të kuptuar se personi për të cilin flasim mund të jetë një biznesmen i suksesshëm, por ai është gjithashtu një palaço, i cili ka aftësinë e rrezikshme për të thënë gjërat më të pahijshme apo të pandjeshme për të tërhequr vëmendjen", tha deputeti Gavin Robinson.

“Komentet e tij lidhur me myslimanët janë të gabuara. Politika e tij për të mbyllur kufijtë nëse zgjidhet president është një lajthitje dhe nëse ai takon një ose dy nga zgjedhësit e mi në ndonjë prej lokaleve të shumta në zonën time elektorale, ata mund t’i thonë se është një budalla që po e trajton çështjen në këtë mënyrë", u shpreh Victoria Atkins.

Në fund të debatit, Zyra për Punët e Brendshme tha se SHBA është një prej aleatëve më të rëndësishëm të Britanisë së Madhe dhe se është në interesin e vendit të kenë dialog me të gjithë kandidatët presidencialë.

Trump nga ana e tij, ka kërcënuar të anulojë investimet prej 700 milionë paundësh për fusha golfi në Skoci, nëse nuk do të lejohet të hyjë në vend./tch

Related

Top Lajm 5527166472731811177

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item