Doktor Petrela: Si mbeta mbyllur në ashensor për 2 orë me mbretin Leka Zogu, kur ai kishte vdekur

Në ditët e fundit të dhjetorit 2011, u nda nga jeta Leka Zogu, pretendent për Fronin Mbretëror. Ai u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare...


Në ditët e fundit të dhjetorit 2011, u nda nga jeta Leka Zogu, pretendent për Fronin Mbretëror. Ai u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare, ndërkohë që dyert e Kuvendit të Shqipërisë u hapën në homazhe për pretendentin për fron.
Por në një rrëfim shumë të gjatë të nobelistit norvegjez që ndoqi operacionet në tru nga mjeku britanik kryer në repartin neurokirurgjik së bashku me doktor Mentor Petrelën, lidhur me vdekjen e Leka Zogut, del në pah një detaj i pazbuluar më parë në median shqiptare.
Doktor Petrela ia ka treguar këtë detaj mjekut britanik dhe nobelistit norvegjez, ndërsa ngjiteshin në ashensorin e pavionit neurokirurgjik, raporton Newsbomb.
Ja se çfarë thuhet në artikull:
Petrela shtypi butonin e ashensorit në fund të korridorit, dhe na tregoi se kur kishte vdekur Mbreti, ose më saktë djali i mbretit, trashëgimtari i tij, trupi ishte sjellë në spitalin e tij dhe kur e kishin nxjerrë sërish kishin përdorur pikërisht këtë ashensor. Ashensori kishte ngecur në mes të dy kateve, me mbretin e vdekur brenda, dhe atyre u ishin dashur dy orë për ta rivënë në punë.
Dyert u hapën dhe ne hymë brenda.
Është një gjë të ngecësh në ashensor me një kufomë” tha Marshi. “Është krejt tjetër gjë kur kufoma i përket mbretit”.
Fakti i përmendur në këtë artikull nga doktor Mentor Petrela, publikisht tregohet për herë të parë./ Dita

Related

Shqipëria 5386732128046997503

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item