Dieta për të pastruar të gjitha arteriet

Keni dëgjuar ose lexuar shpesh të flitet për dieta, të cilat i referohen heqjes së kileve të tepërta. Por jo për një dietë që mund të ...


Keni dëgjuar ose lexuar shpesh të flitet për dieta, të cilat i referohen heqjes së kileve të tepërta. Por jo për një dietë që mund të pastrojë arteriet tuaja. Studime të fundit të publikuara në revistat shkencore të huaja ndërkombëtare, theksojnë se kjo lloj diete, është tepër e domosdoshme, jo vetëm për shëndetin e zemrës, qarkullimin e gjakut, por për të gjithë organizmin e njeriut.

Një kivi në mëngjes për të ulur rrezikun e trombozës
Hani çdo mëngjes kivi: është një “minierë” vitaminash B9, ose acidi folik. Studimet e fundit thonë se fruta e kivit ndihmon në uljen e nivelit të homocisteinës në gjak. Ky aminoacid, kur është i lartë, rrit nivelin e rrezikut të trombozës.

Tërshërë integrale për të ulur kolesterolin e keq
Hani çdo ditë 30 gramë tërshërë integrale: mund t’i shtoni në qumësht, kos ose në supë. Tërshëra përmban fibra të cilat ulin kolesterolin e keq, pra atë që kontribuon në shfaqjen e trombozës.
Ujë dhe çaj jeshil për të rritur kolesterolin e mirë
Pini të paktën dy litra ujë në ditë për t’i ndihmuar veshkat të pastrohen nga mbetjet ranore, apo ato të formuara nga medikamente të ndryshme. Por mos harroni që në shishe të shtoni dy bustina çaj jeshil për çdo një litër. Një studim spanjoll ka treguar se kush konsumon përherë këtë pije, ka nivele më të larta të kolesterolit të mirë, që parandalon trombozën.
Kakaoja ndihmon arteriet kundër rreziqeve të mundshme
Studiuesit zviceranë kanë publikuar rezultatet e një studimi, i cili tregon efektet pozitive të çokollatës mbi arteriet. Natyrisht, jo çdo lloj çokollate: vetëm çokollata e zezë, e cila përmban më shumë se 70% kakao. Mendohet se çokollata ka një veprim pozitiv mbi sistemin kardiovaskular, bazuar mbi veprimin e saj të fuqishëm antioksidues, i cili vjen nga prania e flavonoideve në kakao. Studimi është bërë duke krahasuar veprimet e çokollatës së zezë që përmban 73% kakao, me ato të çokollatës së bardhë që përmban me pak se 4%.
Ky krahasim është bërë te rreth 20 vullnetarë, të gjithë përdorues të duhanit, sepse tek ata, rreziku vaskular është gjithmonë i pranishëm. Pas një mungese prej 24 orësh ushqimesh të pasura me antioksidues si çaj, lakra, verë e kuqe, kakao etj, u vlerësuan funksionet endoteliale. Dy orë pas ngrënies të 40 gramëve çokollate të zezë ose të bardhë, këto funksione u vlerësuan përsëri.
Vetëm çokollata e zezë me 73% kakao, solli një përmirësim të zgjerimit të arterieve dhe të qarkullimit arterial, si dhe ulje të agregimit të pllakave.
Hudhra, një “ilaç” efektiv për heqjen e kolesterolit
Hudhra po ashtu mbron nga shumë probleme të zemrës, pasi relakson enët e gjakut, duke reduktuar presionin e gjakut. Përbërësit e hudhrës, edhe klinikisht, kanë dëshmuar se ndihmojnë arteriet të pastrohen nga kolesteroli, si dhe e bën gjakun më pak të ‘ngjitshëm’ dhe më pak të prirë për të krijuar mpiksje. Provat klinike, të cilat janë publikuar në “Journal of Hypertension”, kanë treguar se presioni i gjakut të vullnetarëve është zvogëluar nga 1-5%, pasi ata kanë konsumuar hudhër.
Kjo mund të zvogëlojë shanset për goditjet në tru me 30-40% dhe sëmundjen e zemrës me 20-25%. Hudhra është më së shumti efektive kur shtypet dhe ndahet në pjesë, duke u përdorur ashtu siç është.
Çfarë duhet të dini tjetër për arteriet?
Arteria është një enë gjaku, nëpërmjet së cilës, gjaku largohet prej zemrës. Arteriet transportojnë gjakun e oksigjenuar, përveç arterieve pulmonale, të cilat transportojnë gjak të paoksigjenuar. Në arteriet e njeriut ndodhen 20% e të gjithë volumit të gjakut. Arteria më e madhe në trupin e njeriut, është aorta me diametrin prej rreth 3 cm. Ka dy lloje arteriesh: ato të tipit muskulor që ndodhen relativisht larg zemrës dhe janë formuese të tensionit, si dhe tipi elastik, të cilat ndodhen pranë zemrës.

Related

Shëndet & estetikë 1142744919312026086

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item