Dhurimi i gjakut: Disa fakte që duhet ti dini

Donacioni (dhurimi) i gjakut është përdorur tek njerëzit me probleme madhore shëndetësore siç është kancer-i, sëmundja e zemrës, stoma...


Donacioni (dhurimi) i gjakut është përdorur tek njerëzit me probleme madhore shëndetësore siç është kancer-i, sëmundja e zemrës, stomaku-t dhe sëmundja e zorrëve, aksidentet, njerëzit që janë duke shkuar drejt kirurgji-së, me çrregullime gjakderdhje, fëmijët e sapolindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) dhe gratë shtatzëna.
Ashtu sikundër nuk ekziston asnjë lloj zëvendësuesi për gjakun, zgjidhja e vetme është donacioni i gjakut.
Duke u bërë dhurues, ju do të bëheni pjesë e një shërbimi shumë të rëndësishëm të komunitetit.
Të qenit një dhurues gjaku
Jo çdo njeri mund të jetë në gjendje që të dhurojë gjak. Ekzistojnë një sërë arsyesh që mund t’ju parandalojnë për të qenë një dhurues.
Disa prej të cilave janë:
-Mosha (mosha minimale e dhurimit është mosha 16 vjeçare, njerëzit e moshës 70–80 vjeçare nuk mund të dhurojnë pa aprovimin me shkrim të mjekut);
-Pesha më e ulët se 45 kg;
-Të qenit shtatzënë ose me ushqim me gji;
-Sëmundje të caktuara ose trajtime të mëparshme;
-Sëmundje aktuale;
-Realizimi i kohëve të fundit të një tatuazhi;
-Çështje të caktuara jetese
Çfarë përfshin?
Dhurimi i gjakut është i sigurt dhe i lehtë. Ai merr në total një afat kohor prej 60 deri në 90 minuta. Kur shkoni për të dhuruar gjak, si fillim duhet të plotësoni një pyetësor të detajuar shëndeti. Pas kësaj, infermierja do t’ju kërkojë që të firmosni deklaratën që vërteton faktin që ju plotësoni udhëzimet mjekësore dhe që ju mbron juve si dhurues, duke mos ju shkaktuar pasoja shëndetësore.
Hapi tjetër është ekzaminimi fizik, që përfshin presionin e gjakut, peshën dhe nivelet e hemoglobinë-s.
Nëse i kaloni këto hapa, atëherë jeni gati për fazën e dhurimit që merr një kohë prej 7–10 minutash. Pas dhurimit, mund të uleni, të shtriheni dhe të pushoni. Mos u shqetësoni se mund të keni humbur shumë gjak, pasi keni dhuruar vetëm 8% të volumit tuaj total të gjakut.
Dhurimi i plazmës
Dhurimi plazmës është një proces i automatizuar, ku gjaku i donatorëve është mbledhur, qelizat e kuqe dhe plazma (lëngu i qartë i lënë pas heqjes së qelizave të gjakut) janë të ndarë, dhe më pas qelizat e kuqe kthehen tek donatori. Nëse dhuroni plazmë, mund të dhuroni më shpesh, sepse nuk jeni duke dhënë qelizat tuaja të kuqe.
Donatorët gjithashtu mund të dhurojnë trombocitet (komponentët e gjakut që ndihmojnë në koagulim-in e tij).
Sa shpesh mundem unë të dhuroj?
Ju mund të dhuroni gjak çdo 12 muaj dhe plazmë çdo 2–3 javë.

Related

Shëndet & estetikë 7362403838530260393

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item