DETAJET/ Shqiptari pasi vrau gruan u zhduk me djalin që ishte i sëmurë

Teksa policia greke është vënë në ndjekje këmba-këmbës ndaj shqiptarit që vrau gruan greke me thikë dhe u zhduk më pas nga banesa bash...


Teksa policia greke është vënë në ndjekje këmba-këmbës ndaj shqiptarit që vrau gruan greke me thikë dhe u zhduk më pas nga banesa bashkë me djalin e tyre të mitur, detaje të tjera bëhen me dije nga mediat greke.
Rezulton se në momentin që ka ndodhur ngjarja, djali i tyre i vogël ka qenë i sëmurë. Sipas informatave nga “Smile of the Child”, organizatë ka dhënë alarmin për zhdukjen e djalit dhe ka publikuar fotot e të dyve, për kapjen sa më të shpejtë, mësohet se ditën e vrasjes djali i vogël kishte qenë me temperaturë të lartë.
Autoritetet kanë shpresa se 34 vjeçari nuk ka pasur kohë për t’u larguar nga vendi.
Duke folur për protothema.gr kryetari i Shoqatës “Smile of the Child” Konstantinos Giannopoulos ka shprehur shqetësimin për faktin se shqiptari 34-vjeçar mund të dëmtojë edhe djalin në gjendjen në të cilënt tani ai është.
“Nuk ka shumë informacione dhe është shqetësuese sepse mund të dëmtojë edhe fëmijën dhe veten e tij për shkak se mendja e njeriut në momente të tilla nuk arrin të llogjikojë”,- tha Giannopoulos.
Policia greke ka ngritur alarmin dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që nëse shohin ndonjë shenjë nga vrasësi shqiptar dhe djali i tij i vogël të njoftojnë menjëherë. Autoritetet thonë se 34-vjeçari është person i rrezikshëm dhe ndoshta edhe i armatosur. Ai ka një dosje penale në lidhje me akuzat për posedimin e armëve dhe drogës.

Related

Kronika 4918611299845764398

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item