Dëshira e parë e femrës: Të jetë në qendër të vëmendjes

Kompleksiteti i femrave, dyzimi, pasiguria dhe përkushtimi Shumë femra janë të bukura, inteligjente, të dëshirueshme dhe megjithatë ...


Kompleksiteti i femrave, dyzimi, pasiguria dhe përkushtimi
Shumë femra janë të bukura, inteligjente, të dëshirueshme dhe megjithatë të vetmuara. Në një farë pike të jetës ngelen vetëm. Më parë ishte jeta në çift, tani është boshllëku. Ndoshta ndonjë histori ose vazhdohet të rrihet së bashku me dikë pa dëshirë të madhe. Raporti tërhiqet zvarrë. Dhe këto femra përpiqen t’ia hedhin fajit dikujt, diçkaje. Por fajin e ka koha në të cilën jetojmë, femrat apo stresi? Ajo që duhet ndryshuar është vetë mënyra e të sjellurit dhe të konceptuarit të jetës dhe gjërave përreth. Edhe pse natyra e femrës është tejet komplekse ato shpesh dyzohen dhe paraqiten në disa situata të përmbledhura më poshtë.
Fituese ose te lira
Femra mund t’i luajë shumë mirë disa role. Ajo është e pakënaqura e përjetshme, e paparashikueshmja, martirja, prishësja e festave. Apo e kundërta, mikesha, bashkëpunëtorja, pra ajo me këmbët në tokë që kanë pushuar së besuari në princin e kaltër. Sipas psikologëve amerikane femrat ndahen në dy kategori: ato që i duan burrat dhe ato që i lënë. Pjesa më e madhe e marrëdhënieve vdesin pa e kuptuar akoma partnerët, por cilësia e një marrëdhënieje nuk varet nga fati. Njohja e pikave të dobëta reciproke është hapi i parë për të ndryshuar, pasi shpesh problemet lindin kur partnerët nuk janë të hapur për të pranuar ndryshimet mes tyre. Kështu shfaqen femrat në dy tipa: klasiket dhe e kundërta e tyre, pra objektivi që duhet të arrijnë.
Pasiguria dhe zhgënjimi
Në marrëdhënie është e pasigurtë. Me të arritur në të tridhjetat mendon se jeta po i ikën. Do të dëshironte një partner të mirë, familje dhe fëmijë. Edhe pse ka një shok që tregohet i dashur me të, pavendosmëria e saj e shqetëson dhe kjo marrëdhënie nuk i mjafton më. Ai ka frikë nga nxitimi i saj, ndërsa ajo ndjehet e shqetësuar. Kështu ndodh pothuajse gjithmonë. Sapo një shpresë transformohet në zhgënjim, në vend që të mendojmë se ndoshta veprimet tona ishin të ekzagjeruara, e vëmë gishtin në dobësitë e partnerit. Të nisësh një raport mbi iluzionet, pa shpresë, për të arritur falë tjetrit ekuilibrin që nuk e kemi vetë, është një sjellje tipike e asaj që ka tendence t’i lërë rastet t’i shpëtojnë nga duart. Kjo sjellje të çon në humbje sepse kërkon të realizojë raportet në një botë vetëm ideale. Tipi i kundërt me të është femra e cila pranon dobësitë e partnerit, ajo që është e aftë të respektojë ritmet pa idenë që perfeksionizmi bën pjesë tek dashuria.
Shpesh e paparashikueshme
Shpesh e sheh joshëse, të pavarur dhe të suksesshme. Ka pasur shumë histori, por kurrë definitive. Forca e saj e bën tërheqëse, por shumë siguri shkurajon ata që e duan. Për t’u mbrojtur nga zhgënjimet ka mësuar t’i klasifikojë problemet duke kultivuar perfeksionin. Ky tip i femrës në marrëdhënie është e paparashikueshme. Fytyra e saj prej femre të sigurt në vetvete, shpesh e ftoh pasionin. E rëndësishme është që edhe në shtrat të arrijë në një farë mënyre të evitojë intimitetin. Pika e saj e dobët është pikërisht kjo. Ajo ka frikë të afrohet tepër se mos zbulon anët e saj të dobëta. Siguria fsheh një det me dyshime.
Ndërsa tipi tjetër i femrës është konfidentja , ajo që gjen kohën për të dëgjuar të tjerët, për të ndarë emocionet e saj më intime, sepse ajo beson tek të tjerët.

Femra “martire” dhe sakrificat
Sakrifica është gjithçka për të. Nëse dikush bën diçka të këndshme për të, në rastin më të parë ajo tenton “t’ia lajë borxhin”, madje duke e ekzagjeruar. Edhe nëse burri shpreh një dëshirë, që nga ai moment kjo dëshirë bëhet urdhër për femrën.  Për të qenë e sigurt që e duan, ajo heq dorë nga arsyet e saj dhe ofron faqen tjetër. Shumë përkushtim e mërzit partnerin. Në fund të fundit e gjithë kjo nuk është tjetër veçse kërcënimi i atij që ndjehet në borxh me dashurinë dhe vë në dyshim faktin e të qenit i pranuar. Në praktike përdorin një strategji të aftë për të frymëzuar mirësi dhe dashuri. Ndërsa pjesa tjetër e femrave kanë aftësinë të japin në proporcion të drejtë më atë që marrin, për të mbajtur të paprekur edhe në dashuri dinjitetin e tyre dhe respektin për tjetrin. Ajo nuk i kërkon vlerat e vetes jashtë saj. Prandaj një pjesë e femrave gëzojnë lirinë e tyre emocionale dhe as nuk ua imponojnë këtë partnerëve të tyre.
Femra në qendër të vëmendjes
Shpesh herë femrat i keqkuptojnë apo keqinterpretojnë veprimet e partnerëve të tyre. Për to çdo gjë është e gabuar. Nëse ai shkon të luajë letra me miqtë, ajo mendon se ai e bën këtë për ta evituar atë. Ajo ankohet për faktin që nuk është në qendër të vëmendjes dhe e bën gjithnjë me faj partnerin. Pasiguria e saj e shtyn të kërkojë ta dominojë. Ai ndjehet i shtypur. Fillohet në familje, më pas me miqtë dhe se fundi me partnerin. Ky është një mekanizëm i personave që megjithëse kanë një koncept të lartë për vetveten janë të paaftë të kontrollojnë realitetin dhe bëjnë kapriço duke i shkarkuar tek të tjerët pasiguritë e tyre. Të lidhësh marrëveshje apo të bisedosh për këtë situatë, për të është e pamundur. Femra me një natyrë të ndryshme nga tipi i parë shfaqin tolerancë të shoqëruar me mirëkuptim dhe nga pak kompromis. Çfarëdo problemi qoftë, e rëndësishme është që të sforcoheni e të kuptojini dobësitë tuaja, para se ato të bëhen patologji.
Veçantia e femrës dhe joshja
Joshja seksuale është veçanti, ose më mirë krenaria e të qenit i veçantë, aftësia për përdorimin e disa defekteve, të cilat ndryshe përkthehen “sharm”. Është inteligjencë por jo intelektualizëm, është gjendje shpirtërore, dëshmi e një gëzimi të të jetuarit, që udhëhiqet nga ekuilibër i fortë. Është edhe të shohësh në sy gjithë botën: por pa arrogancë. Joshja seksuale është aftësia e të komunikuarit dhe përcjelljes së emocioneve. Për disa është dhunti e lindur kurse për të tjerë është diçka që duhet pasuruar çdo ditë. Ja teknikat si ta fitosh atë Një pozicion magjik, që vetëm pak njerëz kanë fatin ta provojnë? Disa vjet më parë, duke luajtur me fuqinë e hormoneve të famshëm të dëshirës seksuale. Mbi të gjitha duhet të vëmë në përdorim të 5 shqisat tona. Erotike mund të jetë muzikaliteti i zërit, erotike mund të jetë një dorë e bukur e kuruar që të dhuron kënaqësi të pafundme kur të përkëdhel, po ashtu buzët, gjuha dhe organet seksuale.

Related

Erotikë 8931722560780800018

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item