Cilat janë drogërat që qarkullojnë në Tiranë? Njihuni me disa prej tyre…

Drogërat që konsumohen më së shumti në jetën e natës janë ato që mund të gjënden edhe më lehtë. Në varësi të moshës së përdoruesve ndr...


Drogërat që konsumohen më së shumti në jetën e natës janë ato që mund të gjënden edhe më lehtë. Në varësi të moshës së përdoruesve ndryshojnë edhe llojet e drogërave. Një prej tyre dhe më e përdorura është hashashi.
Ajo mund të gjëndet lehtësisht thuajse kudo nëpër Kryeqytet, madje në shumë raste për ata që dallojnë edhe aromën që lëshon tymi është bërë dicka e zakonshme në rrugicat e Tiranës.
Një tjetër drogë e cila qarkullon është heroina, e cila krijon edhe një prej varësive më të rrezikshme. Ajo që ndryshe njihet si malli i kuq ka një kosto shumë herë më të lirë se kokaina pasi kjo e fundit konisderohet si droga e të pasurve.
Por edhe kokaina është një lëndë narkotike e cila gjëndet nëpër klubet e natës në Tiranë.
Kostoja për 1 gram të saj varion nga 100 mije lek te vjetra deri në 100 euro. Këto janë tre drogërat më të përdorara por mes tyre nuk mungojnë edhe ekstazitë apo ato që ndryshe njihen si „kokrrat“. Një drogë euforike, prodhim sintetik e cila gjithashtu përbën rrezikshmëri të lartë për shëndetin.

Related

Shqipëria 745082728050179422

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item