Burgu gjerman kthehet në hotel (Video)

Është pak e frikshme idea e të kaluarit natën në një burg, por në Berlin, një hotel tashmë është kthyer në hotel, dhe premton se aty m...


Është pak e frikshme idea e të kaluarit natën në një burg, por në Berlin, një hotel tashmë është kthyer në hotel, dhe premton se aty mund të bësh një gjumë të ëmbël.
Hoteli quhet “The Other House VIII”, “Shtëpia Tjetër 8”.
Pesë dhomat e tij të gjumit kanë qënë dikur qeli për të burgosurit gjatë viteve të komunizmit në Republikën Demokratike Gjermane. Pesë qelitë e burgut në hotelin “Shtëpia Tjetër 8” janë tanë gati për turistët.
Ndërtesa ndodhet në gjirin piktorest pranë lumit Spree, vetëm pak kilometra nga qendra e Berlinit. Hoteli është pjesë e një ndërtese më të madhe, të ndërtuar në vitin 1879 dhe që shërbente për strehim publik.
Më pas nazistët e përdorën atë për një kategori të burgosurish, të quajtur “anti-socialë”, si prostitutat dhe homoseksualët. Pas Luftës së Dutë Botërore ndërtesa shërbeu si burg gjatë viteve të regjimit komunist në Gjermaninë Lindore nga 1949 – 1990.
Von Schencks, një familje me origjinë nga Gjermania Perendimore, e bleu ndërtesën në vitin 2006 dhe e rinovoi atë. Ndërtesa dy katëshe u shndërrua në tre apartamente dhe një hotel me pesë dhoma, dikur qeli.
Koncepti i familjes von Schencks ishte që çdo gjë në dhoma të mund të lëvizej për të krijuar një atmosferë të lirë dhe individualiste, e kundërta e konceptit të qelive. Kështu krevatët dhe garderoba janë me rrota, abazhurët kanë tela të gjatë që klientët mund t’i lëvizin nëpër dhomë.
Ata përdorën materiale si tulla, gurë dhe hekur si kujtesë të kohës kur ndërtesa ishte burg.

Related

Video 1706108715149470876

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item