Britania dënon me 18 muaj burg maniakun seksual shqiptar, i gjuante viktimat nëpër autobusa

47-vjeçari në foto është shqiptar dhe quhet Jorgo Zhuka. Ai u dënua dje në Londër me 18 muaj burg pasi iu provuan ngacmimet seksuale...


47-vjeçari në foto është shqiptar dhe quhet Jorgo Zhuka.
Ai u dënua dje në Londër me 18 muaj burg pasi iu provuan ngacmimet seksuale në të paktën 9 raste në autobusët urbanë të Londrës lindore – raporton Dita.
Dënimi parashikon që pas 18 muajve burg ai do deportohet në Shqipëri dhe do t’i shënohet emri në Regjistrin e Maniakëve Seksualë për 10 vjet.
Mes viktimave që dëshmuan kundër tij në gjyq ishte edhe një 13-vjeçare.
Ngacmimet kanë ndodhur mes gushtit dhe tetorit vitin e kaluar.
Në rrethanat e ndjeshmërisë së lartë publike të krijuar pas ngjarjeve në Këln dhe Hamburg të Gjermanisë, ky rast londinez bëhet akoma dhe më i dëmshëm për imazhin e emigrantëve shqiptarë në Europë.

Related

Kronika 8117039681768222930

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item