Biseda sekrete mes Blair-it dhe Gadafit: Xhihadistët duan të kontrollojnë Mesdheun dhe të sulmojnë Europën

Parlamenti Mbretërisë së Bashkuar ka bërë publik transkriptimin e thirrjeve telefonike, sekrete deri tani, mes ish-kryeministrit brit...


Parlamenti Mbretërisë së Bashkuar ka bërë publik transkriptimin e thirrjeve telefonike, sekrete deri tani, mes ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe ish-udhëheqësit libian Muamar Gadafi, raporton “The Telegraph”. Disa muaj para vdekjes së tij, në tetor të vitit 2011, Gadafi paralajmëroi Tony Blairin se po zgjonin disa celula xhihadiste në Libi, gjatë një bisede telefonike të realizuar në orën 11:15 të mëngjesit të 25 shkurtit 2011. “Ata (xhihadistët) kanë qëllim të kontrollojnë Mesdheun dhe të sulmojnë Europën”, lexohet në transkriptimin e fjalëve të Gadafit.
Gjatë po së njëjtës telefonatë, që zgjati gjysmë ore, lideri libian këmbënguli se po përpiqej të mbronte vendin e tij nga luftëtarët e Al Kaidës. “Po na sulmojnë”, tha ai.  “Një organizatë ka themeluar celulat  e fjetura në veri të Afrikës, të quajtur “Al Kaeda e veriut të Afrikës Islamike”. Këto celula të fjetura në Libi janë të ngjashme me ato të SHBA-së para 11 Shtatorit”.
Gadafi shtoi se “celulat terroriste kanë armë dhe janë të gjendje të terrorizojnë popullsinë e cila nuk mund të largohet nga shtëpitë e tyre”.
Gjatë telefonatës së dytë të kryer në orën 15:35 në po të njëjtën ditë, transkripti pasqyron se Gadafi i ka thënë Blairit se duhet të armatosë popullatën dhe ta përgatisë atë për luftë. “Populli libian do të vdesë dhe dëmet do të ndikojnë në Mesdhe, Evropë dhe në të gjithë botën. Këto grupe të armatosura po shfrytëzojnë këtë situatë (në Libi), si një justifikim, prandaj duhet t’i luftojmë”, tha ai.
Tony Blair kishte një miqësi të mirë me Muamar Gadafin, të cilin e telefonoi dy herë në përpjekje për të negociuar largimin e tij nga Tripoli në fillim të luftës civile, që përfshiu Libinë. Tre muaj më vonë, koalicioni i udhëhequr nga NATO, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, nisi një seri bombardimesh në infrastrukturën dhe pozicionet ushtarake të Gadafit, i cili dha dorëheqjen në gusht të vitit 2011 dhe më pas, në tetor të atij viti, u kap, u rrah dhe u vra nga një turmë. /DITA

Related

Bota 1650496279026402086

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item