Biografia/ Charlie Chaplin një maniak i vërtetë seksual…i fiksuar pas vajzave të reja

Charlie Chaplin ka pasur mbi 2000 të dashura gjatë jetës dhe ka qenë i fiksuar pas vajzave të reja, me të cilat është sjellë mizorisht...


Charlie Chaplin ka pasur mbi 2000 të dashura gjatë jetës dhe ka qenë i fiksuar pas vajzave të reja, me të cilat është sjellë mizorisht dhe i ka keqtrajtuar. Gati-gati një maniak seksual. Ai asnjëherë nuk u besonte femrave, ndërsa për të gruaja ideale ishte “ajo që unë të mos jem plotësisht në dashuri me të, por ajo të jetë thellësisht e dashuruar me mua”…
Chaplin dhe Edna Purviance, dyshja u takua në vitin 1915, ku edhe patën një histori dashurie Chaplin dhe Edna Purviance, dyshja u takua në vitin 1915, ku edhe patën një histori dashurie, raporton Panorama.al.
Këto fakte bëhen të ditura në librin biografik për gjeniun e kinematografisë nga shkrimtari Peter Ackroyd, i cili ka publikuar edhe shumë foto nga ish-të dashurat e legjendës së kinematografisë botërore.
Duke folur për “Daily Mail”, biografi thotë se Chaplin ishte i fiksuar pas femrave nën 18 vjeç, me dy prej të cilave vuri kurorë dhe pati fëmijë. “Këto martesa ishin një ferr i vërtetë për gratë-fëmijë si aktorja Mildred Harris apo Lita Grey, që ishin nga 15 vjeç kur u futën zyrtarisht në shtratin e Chaplin-it.
Ai i përdorte ato si lodra seksi, i linte shtatzënë dhe më pas, u kërkonte që të abortonin. Ishte dhunues psikik dhe fizik me gratë që u martua, por edhe me të dashurat kalimtare”, shkruan Peter Ackroyd.
“Ai ishte një makinë seksi dhunuese”, ka dëshmuar për ish-bashkëshortin, nusja-fëmijë Mildred Harris. Ndërsa martesa tjetër me Lita Grey ka më tepër dëshmi, pasi dokumentet e divorcit kanë dalë në ankand. Aty tregohet se si në mënyrë të habitshme, aktori 35-vjeçar ia doli që të fusë në krevat 15-vjeçaren, pasi i premtoi martesë dhe e bindi që të abortonte fëmijën e ngjizur nga marrëdhënia mes tyre.
Natën e martesës, Chaplin u tha miqve se kjo ishte një zgjidhje më e mirë sesa burgu. Aktori legjendar kishte parasysh këtu se sa mund të dënohej dhe sa mund të dëmtohej imazhi, nëse merrej vesh që ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me një minorene. Kjo ishte arsyeja e vërtetë e martesës së tij, largimi nga skandali. Por ajo që pasoi ishte një tmerr për Lita Grey, tmerr që zgjati 3 vite.
“Kjo martesë nuk do të zgjasë shumë. Do të të sëmur kaq shumë, sa të mos duash të jetosh me mua!”, i tha Chaplin. Ajo ia doli të fitonte divorcin dhe mori prej tij 800 mijë dollarë. Në vitin 1927, kjo ishte një shumë e jashtëzakonshme, madje ishte marrëveshja më e madhe e divorcit e bërë ndonjëherë. Lita Grey pati një karrierë të shkëlqyer më pas. Panorama.al

Related

Personazh 7085685505616148978

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item