Betejat epike kozmike. Nga legjendat universale të lashtësisë

Ideja e një lufte të paimagjinueshme, e cila rrezikon të shkatërrojë kozmosin na lidh kaq thellë, saqë ajo vazhdon të furnizojë historit...


Ideja e një lufte të paimagjinueshme, e cila rrezikon të shkatërrojë kozmosin na lidh kaq thellë, saqë ajo vazhdon të furnizojë historitë tona epike. Lord of the rings, Star Ëars, Doctor Ëho dhe një numër filmash dhe serialesh të tjerë, kanë pikërisht këtë temë të lashtë. Ajo mund të gjendet në legjendat e pothuaj çdo kulture të lashtë. Kristianizmi ka betejën midis Zotit dhe ëngjëjve rebelë të udhëhequr nga Satanai. Greqia e lashtë kishte hsitorinë e Titanëve që viheshin kundër Perëndive të Olimpit. Legjendat e hinduve përfshijnë një seri marramendëse betejash, kaq epike, saqë do i fusnin tmerrin edhe Peter Jacksonit. Ka disa mënyra për ta parë këtë gjë. Njëra është që t’i hysh rrugës së Scientologjisë dhe të pretendosh se këto legjenda janë kujtime gjenetike të një beteje apokaliptike, që e ka shkatërruar galaksinë miliona vjet më parë. Tjetra është të mbash mend se shumica e kulturave përgjatë historisë kanë qenë vazhdimisht në prag të luftës, ose në prag të pushtimit, kështu që një kasaphanë apokaliptike nuk ka qenë mbase kurrë larg mendjes së çdokujt. Sido që të jetë, ajo tregon se nxitja e njeriut për luftë është pothuaj universale./Bota.al

Related

Mitologji 656361908168724602

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item