Babai i Komandant Malishevës: Unë jam i bindur se Ali Ahmeti ka tradhtuar (Video)

Muhamet Krasniqit, i njohur si Komandant Malisheva përmes një letre drejtuar opinioni ka folur për Betejën e Kumanovës. Ai ka theksuar...


Muhamet Krasniqit, i njohur si Komandant Malisheva përmes një letre drejtuar opinioni ka folur për Betejën e Kumanovës. Ai ka theksuar se më 9 Maj, Mirsad Ndrecaj ka biseduar me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, prej të cilit ka kërkuar të ndalet zjarri nga policia maqedonase.
Por, sipas tij, pas kësaj telefonate, sulmet e njësiteve speciale policore janë shtuar akoma më tepër. Të njëjtin qëndrim kohë më parë ka shpalosur edhe babai i tij, Skender Krasniqi, duke qenë e bindur se luftëtarët e lirisë janë tradhtuar nga lideri i partisë shqiptare në pushtet.
Në një intervistë për Interaktiv  ai kishte deklaruar se dyshon që kjo që ka ndodhur ka të bëjë me një tradhti nga ana e Ali Ahmetit dhe se luftëtarët atje kanë rënë në kurthin e tij.
“Ky është terror i shtetit. Është terror i Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Unë jam i bindur se Ali Ahmeti ka tradhtuar. Për maqedonasit të mos flas pasi ata gjithmonë kanë bërë thirrje për vrasjen e shqiptarëve”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë që nga viti 2001 janë të rrezikuar dhe se që nga ky vit ata janë mashtruar vazhdimisht nga maqedonasit. (INA)

Related

Maqedoni 1996796941054801510

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item