Babai i Almir Dacit: Iku për para pasi e hoqën nga puna si imam

Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur gjykimin në mungesë të Almir Dacit, i cili akuzohet për akte terroriste. Daci, i njohur edhe si Ebu Be...

Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur gjykimin në mungesë të Almir Dacit, i cili akuzohet për akte terroriste. Daci, i njohur edhe si Ebu Belkisa, i cili ndodhet në Siri si pjesë e ISIS, konsiderohet si një nga drejtuesit më të pushtetshëm të celulave xhihadiste.
Xhevahir Daci

Babai i tij, Xhevahir Daci nuk e quan terrorist të birin dhe thotë se u largua nga Shqipëria për para dhe kjo sipas tij erdhi pasi u shkarkua nga puna.
“Më ka thënë vetëm që është mirë dhe asgjë tjetër. Nuk më ka thënë për adresë. Kur na mori në telefon nuk tha që është në Siri, por në Arabi.”
“Almirin e hoqën nga puna si imam i xhamisë së Leshnicës në Pogradec, pasi nuk fali namazin e Bajramit. Më pas u largua në Siri se mbeti pa punë, pa bukë”, u shpreh i ati.
Xhevahir Daci tregon se ka folur për herë të fundit në telefon me të birin gjatë festave të ndërrimit të viteve.
Almir Daci, disa muaj më parë ai publikoi një video, ku së  bashku me një militant nga Kosova kërcënuan me sulme terroriste kundër të gjithë atyre që nuk e përkrahin kauzën e tyre, çka përbëri edhe provën më të fortë për përfshirjen e tij në terrorizëm.
Seanca e parë gjyqësore zgjati vetëm disa minuta dhe seanca e radhës është shtyrë për në datën 11 shkurt, pasi nuk u paraqitën dëshmitarët e thirrur nga trupi gjykues.

Related

Shqipëria 6773758467508165810

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item