Avioni bombardues amerikan fluturon mbi Korenë e Jugut (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën testit më të fundit bërthamor të Penianit. Sot, një bombardues amerikan me rreze të gjatë ...


Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën testit më të fundit bërthamor të Penianit. Sot, një bombardues amerikan me rreze të gjatë veprimi fluturoi mbi Korenë e Jugut, si për t’i treguar fqinjit të saj komunist se çfarë mbështetje ka për Seulin.

Sipas BBC-së, avioni “B 52”, i aftë të transportojë një bombë bërthamore, është parë të lëvizte mbi bazën ajrore “Osan”, 72 kilometra në jug të kufirit që ndan dy vendet, përpara se të kthehej mbrapsht në bazën e vet pranë Guamit. Mësohet se, bombarduesin e shoqëronin dy avionë luftarakë, njëri amerikan, tjetri koreano-jugor.

“Fluturimi ishte një demonstrim i angazhimit të hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj aleatëve në Korenë e Jugut e Japoni, si dhe për mbrojtjen e vet tokës amerikane”, tha admirali i Marinës amerikane Harry B. Harris Jr., kreu i Komandës amerikane për Paqësorin, i cili u tregua mjaft i drejtpërdrejtë në deklaratën e tij.

Në vitin 2013, një bombardues i ngjashëm fluturoi mbi Korenë e Jugut, pak pasi Veriu kishte ndërmarrë testin e tij të tretë atomik. Lëvizja e fundit erdhi pak orë pasi Kim Jong-un i doli në mbrojtje testit të bombës me hidrogjen.

Ditën e mërkurë, ai e cilësoi “të drejtë legjitime të një shteti sovran dhe një veprim, të cilin - siç tha ai, - askush nuk mundet ta kritikojë”.

Ndërkohë, vetëm dy ditë pas testit, Seuli rinisi transmetimet propagandistike kundër Penianit përmes altoparlantëve të vendosur në zonën e çmilitarizuar, veprim ky të cilin Veriu e sheh si akt lufte.


Avioni bombardues amerikan fluturon mbi Korenë e Jugut Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën testit më të fundit bërthamor të Penianit. Sot, një bombardues amerikan me rreze të gjatë veprimi fluturoi mbi Korenë e Jugut, si për t’i treguar fqinjit të saj komunist se çfarë mbështetje ka për Seulin.Sipas BBC-së, avioni “B 52”, i aftë të transportojë një bombë bërthamore, është parë të lëvizte mbi bazën ajrore “Osan”, 72 kilometra në jug të kufirit që ndan dy vendet, përpara se të kthehej mbrapsht në bazën e vet pranë Guamit. Mësohet se, bombarduesin e shoqëronin dy avionë luftarakë, njëri amerikan, tjetri koreano-jugor.“Fluturimi ishte një demonstrim i angazhimit të hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj aleatëve në Korenë e Jugut e Japoni, si dhe për mbrojtjen e vet tokës amerikane”, tha admirali i Marinës amerikane Harry B. Harris Jr., kreu i Komandës amerikane për Paqësorin, i cili u tregua mjaft i drejtpërdrejtë në deklaratën e tij.Në vitin 2013, një bombardues i ngjashëm fluturoi mbi Korenë e Jugut, pak pasi Veriu kishte ndërmarrë testin e tij të tretë atomik. Lëvizja e fundit erdhi pak orë pasi Kim Jong-un i doli në mbrojtje testit të bombës me hidrogjen.Ditën e mërkurë, ai e cilësoi “të drejtë legjitime të një shteti sovran dhe një veprim, të cilin - siç tha ai, - askush nuk mundet ta kritikojë”.Ndërkohë, vetëm dy ditë pas testit, Seuli rinisi transmetimet propagandistike kundër Penianit përmes altoparlantëve të vendosur në zonën e çmilitarizuar, veprim ky të cilin Veriu e sheh si akt lufte.
Posted by Tetova News on Sunday, January 10, 2016

Related

Top Lajm 5459712940003411306

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item